Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I pret hundën gruas Empty I pret hundën gruas

Thu 4 Sep 2014 - 20:45

Një grua në Tiranë është dëmtuar në fytyrë nga i shoqi, sipas një akti barbar të së kaluarës, kur nëse një femër shkelte nderin e familjes asaj i pritej hunda.

41-vjeçari Shkëlqim Hysaj doli para gjykatës për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe dhunës në familje, pasi i ka prerë hundën të shoqes, e cila sipas tij ka tradhëtuar marrëdhënien bashkëshortore.

Por i pandehuri u përpoq të vetëmbrohej nga dënimi i mundshëm me një alibi tjetër, duke pretenduar se kishte vajzën të mitur dhe nuk ka kush e rrit.

“Unë e kafshova në hundë time shoqe dhe ja këputa, sepse ndonëse më tradhëtoi, unë e fala, lashë Poliçanin ku jetonim dhe erdhëm në Tiranë për t’i dhënë një mundësi martesës. Në kohën që unë punoja në Greqi, djali ynë e kapi në shtëpi me dikë tjetër e për shkak të dhunës ai tani ndodhet në burg. Unë e fala, por në orën 5.30 të mëngjesit, ditën e shtunë, kur unë po flija ajo hyri në dhomë për të më vrarë. Madje më këputi edhe gishtat. Atëherë, në gjaknxehtësi e sipër unë i këputa hundën”, ka treguar i pandehuri.

Por prokurori Ervin Karanxha pretendon se ky episod nuk ka ndodhur në sherr e sipër. “Si pasojë e kafshimit një pjesë e hundës ka rënë në tokë dhe është dëmtuar. Në këtë rast kemi plagosje me dashje dhe dhunë në familje, akuza të parashikuara në Kodin Penal. Hunda që ka rënë në tokë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, ka deklaruar Karanxha.

Ndërkohë, avokatja Vjollca Pustina i kërkoi gjykatës të vendosë masën ‘detyrim paraqitjeje’ për Hysajn, pasi siç tha ajo, klienti i saj është viktima në këtë rast, duke qenë se sipas saj ai ka vepruar për t’u vetëmbrojtur. Aq më tepër, tha avokatja, që ai është ende i tronditur nga tradhëtia.

Në mbyllje të seancës gjykata shpalli masën ‘arrest me burg’ për Shkëlqim Hysajn, i cili do të presë përfundimin e hetimeve në paraburgim. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi