Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Sindroma e "shterimit": Si ta kuptojme

prej Fri 12 Sep 2014 - 21:16
Message reputation : 100% (1 vote)

Nëse keni ngecur në një gjendje emocionale dërrmuese, që të ndalon të kujdesesh apo interesohesh për gjërat e veprimet që kryen, nëse është kthyer në një gjendje kronike, ku trupi dhe mendja nuk u përgjigjet nevojave përtej normales, atëherë me shumë gjasë jeni duke përjetuar sindromën e “shterimit” apo “Burnout”, siç njihet në terminologjinë e psikologjisë.

Kjo nuk nënkupton vetëm stres. Është shumë më tepër se kaq! Të gjithë në punët që bëjnë mund të kalojnë periudha të gjata stresi, herë pas here, por kjo lloj ngarkese jo domosdoshmërisht përkthehet si rrezik drejt “Burnout”.

Mundësinë më të lartë për t’u prekur nga kjo sindromë e kanë njerëzit perfeksionistë, që kanë standarde të larta dhe janë shumë idealistë. Janë profesionistë, që përkushtohen pa kushte dhe pa orar, me gjasa kanë vite pa bërë pushime.

Po cilat janë disa nga situatat, që mund të çojnë drejt “shterimit”?

1-Mbingarkesa në punë
2-Punë e vështirë dhe nuk të jep rezultatet e dëshiruara
3-Pafuqia për të ndryshuar gjërat që kanë rëndësi
4-Të sforcohesh për të bërë të pamundurën të mundur, pa pasur burimet apo logjistikën
5-Nëse ajo që bëni nuk vlerësohet apo promovohet

Shpesh nuk janë aspak të rëndësishëm faktorët e jashtëm, por ajo që të “fundos” është mënyra individuale se si interpretohen rrethanat, çfarë i thoni vetes dhe çfarë veprimesh merren si kundërpërgjigje ndaj gjithë kësaj. / Top Channel


Sindroma e "shterimit": Si ta kuptojme  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi