Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ta kuptojmë që fëmija pi duhan Empty Si ta kuptojmë që fëmija pi duhan

Sun 25 Aug 2013 - 23:18
Çdo gjë fillon duke e provuar. Mjafton vetëm një e tillë për t’u bërë një duhanpirës i ardhshëm. Kjo, pa llogaritur aspak pasojat. Shifrat gjithnjë në rritje, sidomos tek brezi i ri tregojnë që shumë fëmijë, ndonëse të vegjël në moshë janë bërë pre e këtij kanceri vrasës. Në këtë aspekt del një detyrë e prindërve të cilët duhet të sigurohen dhe të marrin masa herët në kohë. Kollitja, irritimi i fytit, zëri i ngjirur, era e keqe e gojës, ngjyrosja e dhëmbëve, frymëmarrja e shkurtuar, ftohjet e shpeshta cilësohen si shenjat e para nga specialistët e shëndetit publik. Specialistët e shëndetësisë shtojnë më tej se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm pasi në raste të caktuara mund të ndodhë që shenjat të paralajmërojnë pirjen e duhanit nga fëmija, por ky paralajmërim ndodh që nuk është i vërtetë. “Nëse fëmijës tuaj i vjen trupi dhe rrobat era duhan, para se ta akuzoni, pyeteni për erën. Është e mundshme të ketë qenë në sipërfaqe me tym ose me shokë që kanë pirë, ndërsa ai vetë nuk pi duhan. Ndër shkaqet më të sheshta që e orientojnë fëmijën drejt duhanit listohen të jenë: “Mendimi se duhani i bën ata më të pjekur dhe më të rritur. Fëmijët mund të pinë duhan si shenjë revolte ndaj prindërve ose arsimtarëve, mendojnë se lirohen nga stresi, apo pinë për shkak të presionit nga rrethi. Nëse shokët e tyre pinë duhan edhe ata mund të fillojnë. Ndërkohë nga studimet e kryera është vënë re se ekziston edhe një mendim i tillë që: “fëmijët mund të fillojnë të pinë duhan pasi që mendojnë se mund të dobësohen. Ata mendojnë se nëse e ndërpresin duhanin do të shëndoshen”. Ndërkohë që parandalimi i duhanit të jetë i suksesshëm edhe në radhët e fëmijëve aktivitetet duhet të fillohen mjaftueshëm herët, qysh nga fëmijëria e hershme. “Flisni për duhanin kur fëmija është i vogël. Komunikoni haptazi. Nëse pini duhan, mundohuni të ndërpritni para se të fillojë të pijë edhe fëmija. I diskutoni me fëmijën reklamat për pirjen e duhanit”, këshillohet nga specialistët. Përveç anës psikologjike, fëmijës i duhen shpjeguar edhe efektet që mund të shkaktojë konsumi i duhanit në organizmin e tyre. Kjo duke mos e bërë më shumë dramatike nga ç’duhet. Tek ata që janë të sëmurë nga astma, duhani mund t’i keqësojë simptomat e astmës. Simptomat e fëmijëve me astme janë më të rënda tek fëmijët me prindër duhanpirës sesa tek fëmijët me prindërit jo duhanpirës. Duhani shkakton rrudha në lëkurë dhe erë të keqe nga goja, si dhe ngjyrosje e sëmundje të dhëmbëve. Veshjet e duhanpirësit mbajnë era duhan. Duhanpirësit në krahasim me ata që nuk pinë më shpesh sëmuren më lehtë. Një duhanpirës mund të vdesë 10 vjet më shpejt se bashkëmoshatari i tij jo duhanpirës. Tymi i duhanit përmban elementë që shkaktojnë kancer në organizëm. Tymi përmban 4000 kimikate dhe nga këto 40 të njohura si kancerogjene. Afërsisht gjysma e duhanpirësve vdesin nga një sëmundje e lidhur me duhan pirjen: kanceri, sëmundjet e zemrës, insultet cerebrale etj. almakos.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Si ta kuptojmë që fëmija pi duhan Empty Re: Si ta kuptojmë që fëmija pi duhan

Sun 25 Aug 2013 - 23:38
]b]Sa i perket duhanit vertete pak po punohet si nga ana e prinderve ,ashtu edhe nga ana e institucioneve e sidomos nga institucioni shkollë fillore,e mesme etjere.Pavarsisht se institucionet shtettrore qe po mundohen te bejne parandalimin e pirjes se duhanit,me an te antireklamave te duhanit,prapseprap nuk po arrihet efekti i duhur,a me te vertete eshte pune shume e keqe per femijet te pijne duhanin ne mosh krejt te njome kur mushkerite e tyrew jan ne regjenerim e siper ata i ngulfatin me pirjen e duhanit ,ku nje numer i konsiderueshem i semundjeve paraqitet nga pirja e duhanit[/b]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi