Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"I kemi gjobitur 4-5 herë dhe sërish vazhdon të pihet duhan" Empty "I kemi gjobitur 4-5 herë dhe sërish vazhdon të pihet duhan"

Sun 23 Dec 2012 - 15:15
"I kemi gjobitur 4-5 herë dhe sërish vazhdon të pihet duhan" Smoking-costs-the-UK-econ-008Duhani vazhdon të pihet pa problem në lokalet e kryeqytetit. Vetëm dy javët e para të dhjetorit janë gjobitur jo pak por 120 subjekte që nuk i respektojnë rregullat e vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik. Në 1000 subjekte të inspektuara, janë gjobitur 100 për pirjen e duhanit dhe 20 të tjera për mungesën e librezës së shëndetit. Këtë fakt e ka pohuar për “Shekullin” drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. “Drejtoria e Shëndetit Publik në kryeqytet është organizuar me 14-16 grupe pune të ndarë në zona, të cilët kanë bërë inspektime në të gjithë lokalet e kryeqytetit. Çdo ditë ata marrin urdhra nga Drejtoria dhe vazhdojnë kontrollin për zbatimin e ligjit.”

Numrin më të madh të gjobave ikanë marrë lokalet e natës. Zyrtarët e Drejtorisë së Shëndetit Publik, propozojnë që ligji të rishikohet, duke parashikuar edhe vendosjen e gjobave për duhanpirësit dhe jo vetëm për lokalet ku konstatohet se pihet duhan. “Qëllimi ynë nuk është vënia e gjobave, por të ndërgjegjësojmë jo vetëm lokalet, por dhe personat për mospirjen e duhanit, sidomos në ambiente publike. Vënia e gjobave nuk është ndëshkim, kjo tregon se kemi hedhur një hap të rëndësishëm, gjithnjë në zbatim të ligjit antiduhan. Ka edhe lokale që i kemi gjobitur 4-5 herë dhe sërish vazhdon të pihet duhan”, sqaroi z. Pipero. Kontrollet do të vazhdojnë dhe Drejtoria e Shëndetit Publik paralajmëroi se do të ndëshkojë subjektet që nuk e respektojnë ligjin.Shekulli
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

"I kemi gjobitur 4-5 herë dhe sërish vazhdon të pihet duhan" Empty Re: "I kemi gjobitur 4-5 herë dhe sërish vazhdon të pihet duhan"

Sun 23 Dec 2012 - 15:21
keshtu e ka cigarja te gjobite dhe e gjobite,po se le dot
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi