Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sot Dita Boterore anti-Duhan, apelim per ndergjegjesim  Empty Sot Dita Boterore anti-Duhan, apelim per ndergjegjesim

Thu 31 May 2012 - 19:56
Përmes një ekspozite të çelur në ambiente të hapura tek sheshi “Skënderbej”, Ministria e Shëndetësisë apeloi për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi dëmetDëmtim të mushkërive, të zemrës, sëmundshmëri më e shpeshtë, përkeqësim të astmës, madje edhe shkatërrim të pamjes së jashtme, etj, janë ndër dëmet që shkakton duhani tek njerëzit. Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit, përmes një ekspozite të çelur në ambiente të hapura tek sheshi “Skënderbej”, përmes pamjeve fotografike, Ministria e Shëndetësisë apeloi për ndërgjegjësimin e qytetarëve për dëmet që u shkakton duhani. "Jemi në ditën që tërheqim vëmendjen. Këtu janë vendosur një seri posterash që flasim më shumë se çdo gjë tjetër dhe ku qytetarët të kuptojnë qartë dëmet e forta nga duhani, të kuptojnë shkallën e dëmit dhe të kuptojnë se është shkaktari i sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene; të bëjnë zgjedhjen e tyre para shëndetit dhe vdekjes së sigurtë", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i pranishëm në këtë ekspozitë.

Por duhanpirja, veç dëmeve shëndetësore, u rëndon shumë edhe xhepave të familjeve shqiptare. Kështu, një duhanpirës, në 40 vite harxhon 3 milionë lekë, nëse do të konsumonte 1 paketë/ditë, nëse do të konsumonte 2 paketa cigare, shifra do të arrinte në 5.8 milionë lekë. Vetëm në një muaj, një duhanpirës shpenzon minimuni, nëse konsumon gjysmë pakete, 3.1 mijë lekë dhe maksimalisht, nëse konsumon 3 paketa, shpenzon 18.6 mijë lekë. Shqiperia renditet në vendet me shifra të larta të duhanpirjes. Sipas të dhënave, përllogaritet që duhanpirja të arrijë në rreth 40 %, ose 950 mijë duhanpirës
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi