Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë  Empty Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë

Fri 19 Sep 2014 - 23:44
Një akademik musliman në Afrikën e Jugut ka hapur të parën xhami “miqësore ndaj homoseksualëve”, pavarësisht se ka marrë kërcënime me vdekje dhe kritika të ashpra nga pjesë të ndryshme të komunitetit musliman lokal. Gratë do të lejohen të kryesojnë predikimet dhe lutjet në “xhaminë e hapur” Taj Hargey në Cape Town. “E kemi hapur këtë xhami për njerëzit me mendje të hapur, jo ata me paragjykime”, tha zoti Hargey për BBC.Ai shtoi se xhamia do të japë ndihmesë kundër rritjes së radikalizimit islamik.Hargey, një profesor në Qendrën Muslimane të Edukimit, në Oksford të Britanisë së Madhe, tha për BBC se ka ardhur koha për një “revolucion të besimit”.

“Në Afrikën e Jugut, 20 vjet më parë, ka pasur një revolucion paqësor me ndryshimin nga aparteidi në demokraci, ndaj dhe ne duhet të kemi një zhvillim të ngjashëm edhe në aspektin fetar”, tha ai.

Hargey, i cili është lindur në Cape Town, tha se xhamia do të presë njerëz nga të gjitha gjinitë, fetë dhe orientimet seksuale. Ashtu sikurse liderët e predikimeve dhe lutjeve, gratë do të lejohen gjithashtu të luten në të njëjtën dhomë me burrat, tha ai.

Me këtë të fundit, ai del edhe kundër praktikave aktuale islamike, që detyrojnë “gratë të jenë në fund të rrugës, prapa sallës, larg syrit dhe mendjes së burrave”.

Gjithsesi, anëtarë të komunitetit musliman të Cape Townit kanë kritikuar përmes rrjeteve sociale xhaminë e re, teksa disa prej tyre e quajnë kreun e saj “heretik dhe jobesimtar”. / Top Channel
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë  Empty Re: Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë

Sun 28 Sep 2014 - 1:59
Edhe homoseksualët jan njerëz si gjithë njerëzit tjerë dhe duhet t'i respektojmë dhe t'i  pranojmë si të tillë,sepse nuk jan ata ashtu nga dëshira e tyre personale.por i ka krijuar zoti.Në jetën private kush çka të dojë mundet të bëjë është i lirë andaj edhe në predikimet fetare duhet të marrin pjesë dhe të ju krijohen kushte për një jetë normale.Në vendet e perendimit qentë dhe macet i mbajnë në shtëpi dhe i tratojnë shum mirë.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë  Empty Re: Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë

Tue 14 Oct 2014 - 11:18
Sa e rendesishme eshte kjo Tem per te qendruar ne BALLIN  te forumit shihni ..!
Sponsored content

Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë  Empty Re: Afrikë e Jugut, hapet xhamia e parë për homoseksualë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi