Vazhdon kërkimi i nuses me letra
Sat 20 Sep 2014 - 23:11
15 vjet pas luftës në Kosovë, interesimi i të rinjve kosovarë për ta lëshuar vendin është i madh. Mënyrat për të arritur këtë qëllim janë të ndryshme, e ndër to ka edhe iniciativa kreative.
Flamur Hasani, i riu 20 vjeçar nga Suhareka, ka dalë sot në Sheshin Nëna Terezë me një pankartë ku shkruan "Kërkoj nuse me letra". Nga i njëjti shesh ku defilojnë një numër i madh femrash të reja e të bukura, ai kërkon një nuse me letra. I pyetur se përse ofertën për martesë nuk ua bën femrave të Kosovës, ai ka thënë se: "Jetojnë femra të bukura në vend të gabuar".
Atij i duhet një femër e bukur me të cilën mund ta kalojë jetën në një vend më me perspektivë. “Ata të cilët po e udhëheqin këtë vend po na marrin në qafë” - ka thënë Flamuri.
Pavarësisht që deri më tani kjo iniciativë nuk i solli ndonjë lidhje apo nuse. Ai ende shpreson se një ditë do të gjejë dashurinë e tij të jetës me të cilën do ta kalojë jetën në njërin prej shteteve të zhvilluara Europiane.
Interesim më të madh kanë shprehur vajzat që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, por shumica prej tyre kanë qenë joserioze.
"Ne jemi seriozë. Nuk do të ndalemi pa e gjetur nuse. Jo vetëm për letra, kemi nevojë për një lidhje serioze" - është shprehur Flamuri.
Ai këtë paraqitje e ka bërë në Suharekë, Prishtinë, Shëngjini, Velipojë, Cyrih dhe Shtutgart.lajmpress.
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Vazhdon kërkimi i nuses me letra
Sat 27 Sep 2014 - 5:39
Halle halle kjo dunjo???
- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Vazhdon kërkimi i nuses me letra
Sat 27 Sep 2014 - 10:24
Edhe une e du njo me letra
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi