Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Edukata seksuale, a duhet mësuar që në klasën e tretë?  Empty Edukata seksuale, a duhet mësuar që në klasën e tretë?

Thu 9 Oct 2014 - 13:59
Edukata seksuale, a duhet mësuar që në klasën e tretë?  Femijet-ES
Të vegjëlit bëhen shpesh kuriozë sesi lind një fëmijë apo edhe si kanë lindur ata vetë. Për shumë prej nesh përgjigja e prindit ka qenë se na ka sjellë lejleku, u hapën gjethet e lakrës dhe aty ishe ti apo edhe shprehje më pak krijuese, për të mos thënë të frikshme për një fëmijë siç janë: “dole nga sqetulla e mamit” apo “të gjetëm te ferra”.

Ndonjëherë njerëzit besojnë se edukimi seksual i referohet vetëm aktit dhe jo një fushe të gjerë termash si trupi i njeriut, gjinia, anatomia seksuale, shëndeti e orientimi seksual, riprodhimi, shtatëzënia e shumë koncepte të tjera.

Por, kur duhet t’i mësojmë të gjitha këto? Sa rol luan prindi? Kur duhet të fillojë edukimi seksual në shkolla? Sa të përgatitur janë mësuesit për të transmetuar informacionin në mënyrën e duhur?

Në botë ka shumë diskutime se kur duhet të filloje edukimi i individit për koncepte të rëndësishme për jetën dhe që lidhen direkt me shëndetin seksual.

Ndërkohë që në shumicën e shkollave publike në Shtetet e Bashkuara edukimi seksual fillon në klasën e pestë, në Cikago është parashikuar të fillojë që në kopësht.

Ekspertët e arsimit dhe të shëndetësisë në Shqipëri kanë kërkuar rishikim të kurrikulave të edukatës seksuale në mënyrë që informacioni të nisë që në klasat fillore. Sipas raporteve dhe studimeve të publikuara, edukimi seksual në shkollë është një proces i integruar që duhet të fillojë në kopësht dhe të ofrohet deri në gjimnaz.

Qëllimet e arsimit gjithëpërfshirës seksual janë për të ndihmuar të rinjtë të fitojnë njohuri të domosdoshme të seksualitetit si dhe për t'i përgatitur për të marrë vendime të përgjegjshme.

Parashikohet që vitin e ardhshëm tekstet e edukimit seksual të nisin nga klasa e tretë. Por, sa të përgatitur janë prindërit, fëmijët apo edhe vetë mësuesit që do të japin lëndën për këtë ndryshim?

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi