Edukata seksuale dhe seksualiteti ...
Mon 29 Mar 2010 - 0:35
Eshte turp te ndegjosh se sa te rinjte shqiptare kane njohuri per edukaten seksuale , kur dihen mire pasojat qe mune te kene ..
Ps : ne vendet perendimore te Evropes ne shkollat e mesme qdokund mbahet ora e Edukates seksuale , ku te rinjte munde te mesojne gjothqka , si per semundjet seksualisht te transmetueshme , e deri te proceset biologjoke te organeve seksuale
Tani nuke e di se a ka ne Shqiperi ore te Edukates Seksuale , por as ne Kosove nuk eshte futur akoma si lende dhe e konsideroj si mekat per rinine tone
Shpresoj qe sa me shpejt hartuesit e politikave arsimore te ndergjegjesohen sa me shpejt per kete nevoje dhe te marrin masa urgjente per futjen e kesaj lende ...

- al-tiniKomplet
- Gjinia :
Postime : 256
Hobi : patjeter
Anetaresuar : 12/03/2010
Re: Edukata seksuale dhe seksualiteti ...
Mon 29 Mar 2010 - 1:45
hahahahaha, turp nuk eshte por do ishte mire te mesohet edhe per kete lemi, nejemi popull i vjeter por edhe me disa njohuri rreth te arriturave kemi ngelun duke numeruar ne vend!
behet mire patjeter
behet mire patjeter
- PanjohuraKomplet
- Gjinia :
Postime : 242
Hobi : Prrall me tupan!
Anetaresuar : 16/03/2010
Re: Edukata seksuale dhe seksualiteti ...
Mon 29 Mar 2010 - 23:04
Ne kosove po ka qe dy vite mbahet dy her ne javt nga 40 minuta rreth edukates seksuale edhe seksualiteti
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Edukata seksuale dhe seksualiteti ...
Sun 17 Apr 2011 - 3:24
Do te publikojme nje seri artikujsh qe kane te bejne me edukaten seksuale te grupmoshave qe sapo kalojne fazen e adoleshences. Artikujt e meposhtem duhet te lexohen vetem nga ata qe kane mbushur te pakten 18 vjec. Ate qe e kane kaq te veshtire ta bejne prinderit tuaj, po e bejme ne me qellimin qe ju te jeni te informuar dhe te dini te mbroni shendetin dhe mireqenien tuaj.
Asnjë prej nesh nuk mund ta thotë me saktësi se sa të kënaqshme do të jenë kontaktet e ndryshme seksuale që do të kemi ose se çfarë rezultati do të kenë ato. Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për partnerët tanë, marrdhëniet seksuale që kryejmë dhe kënaqësinë që marrim. Këto përvoja kërkojnë një eksplorim dhe njohje të thellë të trupit tuaj nga ju dhe/ose të trupit të të tjerëve.Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund të zhvillojë njohuritë tuaja në të kuptuarit e trupit, të ndjesive dhe të mënyrës se si reagon ai.Masturbimi është një nga mënyrat e këtij eksplorimi. Të masturbosh do të thotë të luash me organet e tua seksuale, t’u bësh atyre masazh ose t’i fërkosh me duar për të përftuar kënaqësi seksuale. Masturbimi është një fomë e shprehjes seksuale dhe mund të çlirojë tensionet seksuale. Në disa kultura njerëzve u thuhet se masturbimi të dëmton, por për këtë nuk ka prova mjeksore. Pra, pavarësisht nga çfarë mund t’ju thuhet për këtë çështje, nga masturbimi nuk ju vjen asnjë dëm. Natyrisht, ju nuk keni pse të masturboni nëqoftëse nuk doni ta bëni një gjë të tillë.
Bashkudhëtarët tuaj
Marrdhëniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrdhënie heteroseksuale ose të drejtpërdrejta. Ndërsa marrdhëniet midis partnerëve të të njëjtit seks quhen marrdhënie homoseksuale. Meshkujt homoseksualë kanë tërheqje seksuale ndaj meshkujve të tjerë. Ndërsa
femrat lesbike kanë tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera. Disa njerëz e dinë që janë homoseksualë që në moshë të vogël dhe janë shumë të qetë për këtë fakt. Disa të tjerë mund të mos e dinë këtë, ndërsa shumë të tjerë i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanë frikë ose turp që janë
ndryshe nga të tjerët. Megjithëse shumë njerëz në ditët tona besojnë se preferencat seksuale të njerëzve janë një çështje personale, jeta mund të jetë shumë e vështirë për një homoseksual për shkak të paragjykimeve që shumë njerëz kanë për homoseksualitetin. Madje, në disa vënde homoseksualiteti është ende i paligjshëm. Homoseksualët janë si gjithë të tjerët përsa i përket zotërimit të atij lloji të identitetit seksual që u përshtatet atyre më mirë. Kjo ndryshon nga njëri individ tek tjetri dhe nga njëra marrdhënie tek tjetra. Preferencat seksuale të njeriut mund të ndryshojnë. Disa njerëz janë aktivë nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe me gratë. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizëm.
Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrdhënie seksuale po të mos të egzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrdhënie seksuale aktive. Marrdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrdhëniet seksuale ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm. Vendimi për të patur marrdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë. Mund të jetë një
mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrdhënie të tilla. Njerëz të ndryshëm vendosin të fillojnë aktivitetin seksual për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qënit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët/shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin. Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë. Por mos harroni se mund të thoni edhe “jo”. Dhe, pavarësisht nëse thoni “po” ose “jo”, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë.

Zgjedhja e destinacionit
Pika fillestare e udhëtimit tuaj në botën e seksit është vetvetja, lejimi i vetvetes për të eksploruar ndjesitë tuaja seksuale dhe për t’u kënaqur me to. Mënyra më e kënaqshme për të arritur rezultatin optimal është nëpërmjet një komunikimi sa më të mirë. Në këtë drejtim ndihmon shprehja e dëshirave që keni.
Ju mund të dëshironi të bëni diçka që partneri
i juaj nuk e ka bërë ndonjë herë më parë
Ju mund të dëshironi të kryeni marrdhënie
seksuale më rrallë ose më shpesh se sa partneri juaj
Ju mund të dëshironi të keni një fëmijë
Ju mund të mos dëshironi të keni një fëmijë
Ju mund të dini po aq sa edhe partneri juaj për
kryerjen e marrdhënieve seksuale të sigurta/
pa rreziqe
Ju mund të dini më shumë se partneri juaj për
kryerjen e marrëdhënieve seksuale të sigurta/
pa rreziqe
Ju mund të keni më shumë ose më pak përvojë
se sa partneri juaj
Ju mund të doni të realizoni me partnerin tuaj
skena për të cilat fantazoni Këto dallime mund të trajtohen duke komunikuar me partnerin tuaj dhe duke diskutuar me të nevojat dhe dëshirat reciproke. Kjo mund të jetë shumë e vështirë për
t’u realizuar që në fillim. Nuk ka ndonjë rrugë të drejtë ose të gabuar për të kryer marrdhëniet seksuale, në një kohë që egzistojnë shumë mënyra për të shprehur ndjenjat për njëri tjetrin. Vetë trupi juaj do t’ju tregojë atë që ju dëshironi. Nganjëherë mjaftojnë vetëm puthjet.
Dëshirat tuaja seksuale mund të përfshijnë
masturbimin reciprok, seksin gojor (që nënkupton
përkëdheljen e organeve gjenitale të partnerit tuaj
me buzët ose gjuhën tuaj), të qënit i ashper ose
i butë me njëri-tjetrin, kryerjen e marrdhënieve
seksuale depërtuese (vaginale ose anale) ose kryerjen e marrdhënieve seksuale jodepërtuese.
Format e marrdhënieve që mund të kryeni me
partnerin/partneren tuaj janë po aq pa fund sa edhe
imagjinata juaj.
Marrdhëniet seksualevaginale
Këto lloj marrdhëniesh përbëjnë, ndoshta, aktivitetin seksual që praktikohet më shumë nga çiftet heteroseksuale. Kjo formë e marrdhënieve seksuale depërtuese, ku organi gjenital mashkullor, penisi, depërton në organin gjenital femëror, vaginën, përbën një nga mënyrat e mbetjes shtatzanë. Kur penisi hyn në vaginë, njëri ose të dy partnerët lëvizin vithet në mënyrë që penisi të lëvizë para e mbrapa me ndryshime në ritëm. Ky proces mund të zgjasë nga disa minuta në rreth një orë. Kjo zakonisht përfundon me arritjen e një kulmi eksitimi seksual që quhet orgazëm.
Kryerja e marrdhënieve seksuale mund të ketë
vështirësi, vecanërisht nëqoftëse ajo kryhet për herë të parë, apo nëqoftëse njëri ose të dy dy partnerët nuk janë të qetë. Puthjet dhe përkëdheljet eksitojnë si femrën dhe mashkullin. Penisi i shumicës së burrave ngrihet, dhe ata
shumë shpejt bëhen gati për të kryer marrdhënie
seksuale. Gratë mund të kenë nevojë të eksitohen derisa vagina të hapet për të lejuar që penisi të hyjë lehtësisht dhe pa dhimbje.
Kur gruaja është seksualisht e eksituar, trupi i saj
prodhon një lëng natyral lubrifikues që ndihmon
depërtimin. Ka mënyra të ndryshme dhe pa fund për të kryer marrdhënie seksuale depërtuese, kështu që njeriu duhet të jetë i përgatitur për një udhëtim me shumë surpriza në zona të panjohura dhe për gjetjen e atyre mënyrave që i përshtaten më mirë secilit prej partnerëve.
Orgazma
Marrdhëniet seksuale konsistojnë në eksitimin e parnerëve që i kryejnë ato. Ato mund të përfshijnë edhe orgazmën, e cila krijon ndjenjen e një kënaqësie të madhe si për burrat, ashtu edhe për gratë. Realizimi i orgazmës me një partner mund të kërkojë praktikë dhe komunikim të mirë.
Eshtë e rëndësishme të kuptohet se nuk quhet dështim nëse partneri apo partnerja juaj nuk e arrin orgazmën në të njëjtën kohë me ju, ose nëse ju vetë nuk e realizoni atë. Kur penisi dhe një organ i vogël shumë i ndjeshëm mbi vaginën, i quajtur klitoris, eksitohen në mënyrë të mjaftueshme, atëhere mund të ndodhë orgazma. Orgazma konsiston në një numër kontraktimesh muskulare që ndodhin në organet seksuale. Këto kontraktime ndjehen në formën e dridhjeve, të cilat përhapen në të gjithë trupin duke shkaktuar një ndjenjë kënaqësie intensive, që pasohet nga një ndjenjë çliruese. Në momentin e kulmit të eksitimit të mashkulit, nga penisi i tij del sperma. (Megjithatë meshkujt mund të realizojnë orgazma
edhe pa derdhje të spermës.) Pothuajse çdo femër mund ta arrijë orgazmën vetëm nëpërmjet stimulimit të organit të ndjeshëm klitoris. Shumë të pakta janë ato femra që mund ta arrijnë atë pa eksitimin e klitorisit. Gratë realizojnë orgazma edhe nëpërmjet stimulimit vaginal.
Njëri nga partnerët mund ta arrijë orgazmën përpara tjetrit, ndërkohë që orgazma mund të mos ndodhë sa herë që kryhen marrdhënie seksuale. Truri luan një rol po aq të madh në jetën tonë seksuale sa edhe trupi. Kjo shpjegon edhe rolin që luajnë mendimet, ndjenjat, fantazitë dhe dëshirat tona në eksitimin tonë seksual.
Vëndet problematike
Të gjithë mund të hasim në vështirësi në momente te caktuara, nganjëherë për shkak të gabimeve që bëjmë, nganjëherë sepse gjërat nuk shkojnë sipas planit ose ngaqë nuk kuptojmë atë që duam të realizojmë. Kështu mund të ndodhë që, po të shprehemi në mënyrë të figurshme, ju te vizitoni:
Vende që ju nuk kishit në plan t’i vizitonit
Vende në të cilat ju nuk e kuptonit njëri-tjetrin
Vende ku ju nuk e keni zgjedhur vetë partnerin
Vende ku ju keni frikë të shkoni, ose ku situata
mund të dalë jashtë kontrollit tuaj

Sun 17 Apr 2011 - 3:25
Pasoja që duhen marrë parasysh
Siguria juaj
Prirja për të qënë i/e sigurt nganjëherë mund të duket
monotone dhe e mërzitshme, por siguria mund t’ju
ndihmojë që të mos mbeteni shtatzanë, ose të mos lini dikë
tjetër shtatzanë. Ajo mund t’ju ndihmojë që të mos
sëmureni dhe që të ruani miqësitë dhe shoqëritë që doni.
Eshtë mirë që të ndjehesh i/e sigurt, vecanërisht kur je në
një vend që nuk ke qënë ndonjëherë më parë.
Ka raste kur kërkohet, madje edhe pritet, që ju të kryeni
marrdhënie seksuale me një person që ju nuk dëshironi.
Personi në fjalë mund të jetë shumë kërkues e madje edhe
i dhunshëm. Ju mund të mos e njihni atë. Por edhe mund
ta njihni mirë dhe madje mund të keni lidhje me të.
Shpesh njerëz të tillë janë në pozita të pushtetshme dhe
mund të përpiqen të ushtrojnë presion ndaj jush, t’ju
kërcënojnë ose t’ju japin edhe para ose shpërblime të
ndryshme për t’ju bërë që të kryeni marrdhënie seksuale
me ta. Ky quhet abuzim. Ajo që ata/ato bëjnë përkundrejt
jush mund të jetë e paligjëshme, por mund të jetë edhe
e rrezikëshme. Nëqoftëse keni probleme të tilla, duhet t’i
drejtoheni për këshilla një personi tek i cili keni shumë
besim se do t’ju ndihmojë. Ky person mund të jetë dikush
brënda ose jashtë familjes suaj.
Duhet të keni parasysh se për këtë ju nuk keni asnjë
faj. Marrdhëniet seksuale nuk duhet të bazohen në
imponimin me dhunë dhe as në marrje apo dhënie parash.
Ato mbështeten tek besimi dhe kënaqësia reciproke.
Të thuash “po” mund të ketë kuptimin të pranosh, por të
thuash “jo”, gjithmonë do të thotë jo.
Rreziqet gjatë “udhëtimit”
Dy rrugët që mund të garantojnë shmangjen e një
shtatzanie të padëshiruar, ose të infeksioneve që
transmetohen në rrugë seksuale, përfshirë dhe virusin –
HIV, janë ose duke mos kryer marrdhënie seksuale me
asnjë njeri ose duke kryer marrdhënie seksuale të
sigurta. Marrdhënie seksuale tërësisht të sigurta nuk
egzistojnë. Ju mund të kryeni marrdhënie seksuale më të
sigurta duke përdorur prezervativë.
Infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale janë
sëmundje që mund të merren nëpërmjet kontakteve
seksuale. Infeksionet më të zakonshme që transmetohen
në rrugë seksuale janë lythet gjenitale, herpesi gjenital,
klamidia, sifilisi, gonorea, trikomonioza dhe virusi HIV.
Femra duhet të kërkojë ndihmë mjeksore
nëqoftëse konstaton ndonjë nga shenjat
e mëposhtme:
Sekrecione vaginale me një ngjyrë, erë ose sasi
jo të zakonshme
Dhimbje dhe djegie gjatë urinimit
Dhimbje dhe kruarje përreth vaginës
Dhimbje gjatë kryerjes së marrdhënieve seksuale
Skuqje/flluska përreth vaginës
Mashkulli duhet të kërkojë ndihmë mjeksore
nëqoftëse konstaton ndonjë nga shenjat
e mëposhtme:
Sekrecione nga penisi me një ngjyrë, erë ose
sasi jo të zakonshme
Djegie gjatë dhe menjëherë pas urinimit
Skuqje, lyth ose flluska në ose rreth penisit
Pulla të kuqe ose puçrra në zonën gjenitale ose
në pjesë të tjera të trupit
Cfarë ndodh nëqoftëse ju nuk kërkoni
këshilla:
Ju mund të sëmureni rëndë, të bëheni të paaftë
dhe infertilë
Shumica e infeksioneve që transmetohen në rrugë
seksuale mund të kurohen. Shoqata e Planifikimit
Familjar ose mjeku do t’ju këshillojnë për analizat që
duhen bërë për këto infeksione. Nganjëherë nuk ka
shenja të dukshme të këtyre infeksioneve. Një rast i tillë
është përshembull infektimi nga klamidia. Prandaj është
gjithmonë më mirë që ta mbroni veten dhe natyrisht
partnerin tuaj, duke përdorur prezervativë.

Sun 17 Apr 2011 - 3:26
Cfare eshte semundja e SIDA dhe si mund te transmetohet ajo? Rrugen e parandalimit te kesaj semundjeje.
Virusi HIV/SIDA
Virusi HIV- Human Immuno-deficiency Virus (virusi
i mungesës së imunitetit të njeriut) është një virus që shkatëron sistemin tuaj të imunizimit. SIDA – Sindroma e Mungesës së Imunitetit të Fituar – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV dhe trupi nuk është në gjëndje të luftojë një numër infeksionesh dhe sëmundjesh ndaj të cilave ekspozohet.
Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së pa dëmtuar dhe as nëpërmjet barrierës që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë, jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, masturbimi, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk mund të merret as nëpërmjet pickimit të insekteve.
Ka dy rrugë kryesore të transmetimit të këtij virusi
nga një person në një tjetër. Një rrugë është kur sperma ose lëngu vaginal i një personi të infektuar hyn në trupin e një personi tjetër gjatë marrdhënieve seksuale depërtuese (vaginale ose anale). Rruga tjetër është ajo e kalimit të virusit nga gjaku në gjak, domethënë kur gjaku i një personi të infektuar depërton në trupin e një personi tjetër. Për këtë arësye përdoruesit e drogës, të cilët përdorin të njëjtat shiringa të infektuara për të injektuar drogën, janë në rrezik ashtu si edhe njerëzit të cilët bëjnë transfuzion gjaku me pajisje jo të sterilizuara siç duhet. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë
fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës, në lindje ose nëpërmjet qumështit të gjirit.
Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë. Shenja dhe simptoma të mundshme të virusit HIV/SIDA-s janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj, lodhje, dhe djersitje natën. Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për shumë vjet përpara se tek ata të zhvillohet sëmundja e SIDA-s. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një sëmundje që transmetohet si rezultat i sjelljeve që bartin rreziqe. Virusi përbën një sëmundje që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i pashmangëshëm.
Pyetje që bëhen shpesh:
A mund të mbetesh shtatëzanë kur kryen marrdhënie seksuale për herë të parë?
Po, nëqoftëse partnerët janë fertilë(pjellore) dhe nuk përdorin mjete kontraceptive.
A mund të mbetesh shtatzanë kur kryen marrdhënie seksuale gjatë periodave?
Po, ashtu sic mund të mbeteni shtatzanë edhe kur:
a) kryeni marrdhënie seksuale në këmbë,
b) kur bëni banjë pas kryerjes së marrdhënieve,
c) kur nuk bëni banjë pas kryerjes së marrdhënieve.
A mund të infektohesh nëqoftëse nuk kryen “marrdhënie të plota”?
Po.
A janë marrdhëniet seksuale anale vetëm për meshkujt homoseksualë?
Jo, shumë heteroseksualë pëlqejnë të kryejnë
marrdhënie seksuale anale, por në disa vende ato
janë të paligjëshme.
Si arrijnë të kryejnë marrdhënie seksuale femrat lesbike pa penis?
Siç bëjnë gjithë të tjerët me pjesët e tjera të trupit.
A mund të mbarohet sperma?
Jo. Çdo testikul prodhon rreth 200 milionë spermatozoide cdo ditë.

Sun 17 Apr 2011 - 3:27
Ne kete artikull te fundit mbi edukaten seksuale do te njiheni me trupin femeror, mashkullor, shtatzanine dhe abortin.
Trupi i femrës
Vezorja: ka dy vezore, secila me madhësi sa një bajame, të cilat prodhojnë vezë.
Mitra (uterusi): ka përmasat dhe formën e një dardhe të kthyer me bishtin poshtë. Ajo përbëhet nga muskuj dhe zmadhohet kur në të rritet bebja.
Tubat falopianë (brirët e mitrës): janë dy dhe lidhin vezoren me mitrën.
Fshikëza e urinës: qese e përbërë nga inde muskulorë dhe fibrozë e cila mban urinën.
Uretra: tubi që bart urinën nga fshikëza.
Vagina: një tub rreth 8 cm i gjatë, nga cerviksi (qafa e mitrës) deri tek vulva, vrima midis këmbëve. Vagina është shumë elastike dhe përshtatet perreth penisit të mashkullit, ose përreth bebes gjatë lindjes.
Anusi: vrima në fund të zorrës së trashë, e cila mbahet e mbyllur nga dy muskuj.
Qafa e mitrës (cerviksi): normalisht është e mbyllur dhe ka vetëm një vrimë të vogël, nëpërmjet së cilës del gjaku gjatë periodave.
Klitorisi (kathica ose thepi): një organ i ndjeshëm në pjesën e sipërme të organeve gjenitale femërore, të cilit i duket vetëm pjesa e sipërme. Gjatë eksitimit seksual, klitorisi zmadhohet dhe forcohet dhe mund të jetë fokusi i orgazmës
Trupi i mashkullit
Penisi: organ që përbëhet nga një ind i ngjashëm me një sfungjer, i cili kur eksitohet, mbushet me gjak që e bën atë të ngrihet dhe forcohet. Gjatësia mesatare e penisit, kur ai është i ngrehur, është rreth 12 deri 19 cm.
Uretra: tubi që bart urinën nga fshikëza dhe spermën (përfshirë spermatozoidet) perms penisit.
Koka e penisit: ka formën e një helmete.
Lafsha (paralëkura): lekura që mbulon kokën e penisit; ajo duhet tërhequr për pastrim për të shmangur infeksionet.
Rrethprerja (ose bërja synet): prerja e lafshës është një procedurë që kryhet tek djemtë në moshën e fëmijërisë, si pjesë e një tradite kulturore, një praktike fetare ose për arsye mjeksore.
Spermatozoidet: qeliza të vogla në formën e embrioneve të bretkosave që, kur bashkohen me një vezë nga vezoret e femrës, pllenohen dhe formojnë një qelizë të re, që njihet si fetus.
Sperma: lëngu ku notojnë spermatozoidet. Spermatozoidet nevojiten për ta bërë vezën e femrës pjellore për të bërë fëmijën. Spermatozoidet derdhen me spermën nëpërmjet uretrës. Uretra zakonisht bart urinë, por gjatë derdhjes së spermës urina nuk mund të hyjë tek spermatozoidet. Një lugë kafeje me spermë përmban mesatarisht deri në 300 milionë
spermatozoide.
Testikulat: organe të buta e të rrumbullakta që prodhojnë spermatozoidet.
Skrotum: cipa në formë qeseje, brenda të cilës janë testikulat.
Virgjëria
Një grua, një vajzë a një djalë janë të virgjër kur nuk kanë kryer marrdhënie seksuale. Gratë kanë një membranë përreth vrimës vaginale, që quhet himen. Prania e membranës nuk është një shenjë e virgjërisë. Ajo mund të çahet edhe si rezultat i ushtrimeve
gjimnastikore, veprimtarive sportive ose nga përdorimi i tamponëve. Disa njerëz besojnë se cipa përreth vrimës vaginale është e vetmja provë e virgjërisë. Një besim i tillë
mund të shkaktojë shumë trishtim dhe ankth për vajzat e reja që nuk e kanë membranën, por që në fakt janë të virgjëra. Kryerja e marrdhënieve seksuale depërtuese për herë të parë, mund të jetë një përvojë e frikshme. Kur njëri ose të dy partnerët janë të virgjër, nevoja për butësi dhe mirkuptim është shumë e rëndësishme. Cipa vaginale nuk është një mur që duhet shëmbur. Për të provuar se virgjëria ka marrë fund nuk është e thënë që të jetë i pranishëm gjaku. Kryerja e marrdhënieve seksuale depërtuese për herë të parë mund të jetë e dhimbshme si për mashkullin, ashtu edhe për femrën.
Femra mund të mbetet shtatzanë që gjatë kryerjes së marrdhënies seksuale të parë.
Shtatzania
Që një vezë të bëhet pjellore ajo duhet të hyjë në kontakt me spermatozoidet e mashkullit. Në çastet kur mashkulli arrin orgazmën, sperma udhëton nga testikulat nëpër penis dhe derdhet nga penisi në pjesën e sipërme të vaginës. Sperma udhëton drejt mitrës duke u takuar me vezën, zakonisht në të ashtuquajturit brirët e mitrës ose tubat falopianë. Nëqoftëse një spermatozoid bashkohet me një vezë, gruaja mbetet shtatzanë. Veza pastaj zbret në mitër ku vendoset dhe fillon të zhvillohet. Pas rreth 9 muajsh lind fëmija.
Shënjat e para të shtazanisë përfshijnë:
ndalimin e periodave, zmadhimin e gjinjve dhe zbutjen e tyre, të vjella, një shije metalike në gojë, lodhje dhe marrje mendsh. Shtazania mund të konfirmohet me anë të një prove të thjeshtë që mund ta bëni në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose në një klinikë.
Aborti
Aborti është procedura e ndërprerjes së një shtatzanie të padëshiruar. Për të kryer këtë ose ekstraktohet përmbajtja e mitrës, ose gruas i jepet mjekim për të shkaktuar abortin. Shtazania mund të mos jetë gjithmonë një lajm i mirëpritur. Kur femra mbetet me barrë pa dashur, situata mund të jetë shumë shqetësuese. Disa njerëz besojnë në mite, sipas të cilave, duke pirë sasi të mëdha alkooli, ose duke bërë banja me ujë të nxehtë mund të abortosh në mënyrë spontane. Këto nuk janë metoda të ndërprerjes së barrës, por mënyra të dëmtimit të shëndetit tuaj. Për hir të shëndetit tuaj, është e rëndësishme të veproni me shpejtësi dhe të vendosni nëse doni të abortoni apo jo. Ky është një vendim personal, por femra mund të dëshirojë të konsultohet me të afërm ose të kërkojë këshilla profesionale. Cilido qoftë vendimi juaj, kërkoni këshilla nga mjeku dhe/ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar, të cilët janë në gjëndje t’ju japin këshilla. Nëqoftëse vendosni të zgjidhni rrugën e abortit, merrni masa sa më parë, mbasi procedura mund të kërkojë kohë. Do t’ju duhet të veproni në mënyrë sa më të sigurtë, duke u siguruar në mënyrë absolute që aborti të bëhet në një spital a klinikë të njohur. Çfarëdo që ju thuhet për të kundërtën, duhet ta dini se nuk ka siguri. Të abortoni nëpër ‘rrugica’, do të thotë të rrezikoni shëndetin tuaj.
Cfarë duhet të keni me vehte:
- Ditarin e periodave/të marrjes së tabletave
- Mbrojtje sanitare
- Prezervativë dhe spermicide
- Mjete të tjera kontraceptive
- Adresa për të kontaktuar në rast nevoje
- Harta që tregojnë shërbime të nevojshme
- Vaj për masazh
- Qirinj aromatikë
- Shami
- Diçka të mirë për të pirë
- Diçka të shijshme për të ngrënë
- Diçka të këndshme për të lexuar
Fjalë dhe Shprehje të vlefshme për t’u përdorur në lidhje me raportet seksuale
- Po dhe Jo
- Jo tani/ndoshta më vonë/një herë tjetër
- Ku mund të blej prezervativë?
- Kam nevojë për një mjek me të cilin të bisedoj në mirëbesim
- E kam humbur fare/A jam i/e sigurt?
- Ne nuk na pëlqejnë të njëjtat gjëra
- Po avancon shumë shpejt
- Më pëlqejnë vajzat/djemtë
- Dua të pres edhe pak më gjatë
- Më duhet të shkoj tani
- Dua të rri këtu
- Kështu (nuk) është mirë
- Nuk më pëlqen kështu
- Mjaft të lutem!
- Mos ndalo!
- Vazhdo! Jepi!
Fund

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi