Raporti: 85 për qind e të miturve i drejtohen drogës
prej Mon 17 Nov 2014 - 22:32
- Vështirësitë ekonomike, ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje janë shkaqet që i drejtojnë fëmijët te droga

Përdorimi i substancave narkotike dhe braktisja e shkollës janë dy problemet kryesore me të cilat përballen sot të miturit.
Raporti i fundit nga “Save the Children” në vendin tonë tregon se 85 për qind e nxënësve nxiten të përdorin substanca narkotike, kryesisht nga nevoja për t’u dukur dhe kureshtja.
Nga fëmijët e anketuar, 60 për qind e tyre shprehen se numri i përdoruesve të substancave narkotike ka tendencë të rritet vazhdimisht, ndërsa 53 për qind, shprehen se paratë për të blerë drogën sigurohen nëpërmjet vjedhjes, marrjes së parave borxh apo shitjes së drogës.
Shkaqet që i drejtojnë fëmijët te droga janë vështirësitë ekonomike, ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje. Të miturit e përfshirë në sondazh u bënë apel prindërve për të qenë më të kujdesshëm ndaj tyre.
Për realizimin e këtij raporti u angazhuan grupet e drejtuara nga fëmijët nga qendrat e “Save the Children”, të cilët anketuan 450 fëmijë në 12 shkolla.
/Shekulli Online/L.B./


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
- DurrsakuV.I.P Forumi
Gjinia :
Shteti :
Mosha : 42
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Raporti: 85 për qind e të miturve i drejtohen drogës
prej Mon 17 Nov 2014 - 22:49
mjere ato familje

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qe këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|