- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Vdekja tragjike e dy të miturve që trondit Amerikën…
Sat 3 Nov 2012 - 21:29
Ka tronditur Amerikën vdekje tragjike e dy djemve, katër dhe dy vjeç si pasoj e uraganit Sandy!
Nëna nga Staten Island e New York-ut, e shqetësuar nga ardhja e furishme e uraganit Sandy, citon alb-observer.com, vendosi fëmijët e saj, në makinë dhe po përgatitej të largohej për në një vend më të sigurt në Bruklin.
Por, pikërisht në atë moment lumi doli nga shtrati. Atëherë nëna i nxori dy djemtë, njërin ketër dhe tjetri dy vjeç, nga makina dhe i vendosi mbi kabinën e makinës dhe po kërkonte ndihmë.
Meqë nuk po e ndihmonte askush, vendosi t’i afrohej një peme dhe u ganxhos tek degët e saj, por duke mbajtur dhe dy djemtë.
Policia njoftoi se nëna e bëri këtë për disa orë rresht… Më pas hipi në ballkonin e një shtëpie dhe trokiti për të hyrë brenda…!
Por, siç dhe i dëshmoj nëna policisë, i zoti i shtëpisë nuk i lejoj të hyjnë brenda!!!
Sigurisht që nëna kurrë nuk e priste që i zoti i shtëpisë nuk do ti hapte derën. E zënë në panik dhe me mendjen për të shpëtuar medoemos fëmijët e saj u kap pas një vazo të ballonit të shtëpisë dhe tentonte të thyente xhamin për të hyrë brenda.
Fatkeqësisht, nuk ia doli mbanë, edhe pse bëri të pamundurën për të shpëtuar dy engjëjt e saj.
Niveli i ujit arrit në lartësinë që ndodheshin fëmijët dhe i rrëmbeu tej, të cilët u gjendën të pajetë pas pak orësh./alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi