Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet e vërteta tronditëse për shqiptaren e vrarë në ‘94 Empty Zbulohet e vërteta tronditëse për shqiptaren e vrarë në ‘94

Tue 9 Dec 2014 - 0:02

  • Beteja e familjes shqiptare për të zbuluar të vërtetën për vajzën e tyre, që ishte nisur në ’94 për të provuar fatin në Itali. Vëllai Bilbili zbulon pas 4 dekadash çfarë ngjau me motrën e tij

Zbulohet e vërteta tronditëse për shqiptaren e vrarë në ‘94 Fratello%20miranda-U43040552767777TGC-U43050298574532FuG-1224x916Corriere-Web-Roma
Familja shqiptare prej vitesh ishte në kërkim të vajzës së tyre. Thirrjet për gjetjen e të motrës, Bilbil Qorri i kishte publikuar edhe në emisionin për njerëzit e humbur në shtetin shqiptar. Ai bashkë me gruan udhëtuan 2 mijë km, për në Torino, për të zbuluar të vërtetën.

“Po kërkoj motrën time, Lana Miranda Qorri. Ëndrra ime më e madhe është që ta takoj pas kaq shumë vitesh. Nëse ju keni informacion, ju lutem kontaktoni policinë", ishin thirrjet e vëllait.

Por nuk ishte policia, që i dha lajmin tragjik për vdekjen e të motrës, emri i së cilës ishte arkivuar tek viktimat. E vërteta ishte mbyllur në një prej sirtarëve të vitit 1995, e cila iu dha shqiptarit Bilbili nga vullnetarët e “Njerëz të humbur” në Itali.

Shenja dalluese

Vendimtare për zgjidhjen e ngjarjes që mbante në ankth familjen Qorri për 4 dekada, ishte një shenjë e veçantë e vajzës, ajo vuante nga alopecia (sëmundje e karakterizuar me rënie flokësh vende-vende). “Nuk mund të jetë ajo”, mësohet të ketë thënë Bilbili me lot në sy, në momentin kur në gazetën “Corriere” të 27 majit '95, veç detajit për njollat në kokë, iu publikua edhe emri i viktimës.
Zbulohet e vërteta tronditëse për shqiptaren e vrarë në ‘94 111114644
Arratisja

Vdekja e shqiptares Lana hedh kështu një rreze drite mbi vitet e ashpra të 90-ës. Vajza iku nga shtëpia në shtator të vitit ‘94, gjatë një dasme, për të kërkuar fatin e saj në Itali. Ishte vetëm adoleshente, kur lidhet me një djalë, që quhej Fatmir. Të dy mbërritën në Torino, nga ku i dërgoi një pako me rroba familjes. Ishte ky një veprim nga e cila donte të tregonte se kishte filluar të menaxhonte paratë.

Krimi dhe hulumtimi në morg

Ende nuk dihet si shqiptarja Lana, përfundoi në prostitucion në Romë, ku edhe ishte denoncuar si rast. Por në mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1995, dikush i preu ëndrrat e saj, duke e therur me thikë, para se ta hidhte gjysmë-lakuriq në një kanal, në Borgata Finocchio .
Një klient i saj kishte zbuluar: "Ajo mbante një paruke për të fshehur defektin e saj, më erdhi keq. Nuk munda të kryeja marrëdhënie seksuale me të”. Familjarët e shqiptares kërkojnë të dinë se ku ka përfunduar trupi i pajetë i vajzës së tyre.

/Shekulli Online/ J.C./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi