Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë Empty Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë

Tue 30 Dec 2014 - 15:22



Rusia mund të heqë embargon tregtare ndaj Shqipërisë dhe të rihapë tregjet e saj për eksportet e kompanive shqiptare. Lajmi bëhet nga Autoriteti Fitosanitar i Rusisë dhe konfirmohet edhe nga Ministria Shqiptare e Bujqësisë. 

Vendimi vjen pas, një sërë takimesh të nivelit të lartë që janë zhvilluar mes zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Rus. 

Qeveria ruse i bllokoi eksportet nga Shqipëria rreth 3 javë më parë pas, zbulimit të disa rasteve mashtrimi me certifikatat e origjinës, kur produkte nga vende të tjera eksportoheshin si shqiptare. 

Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se qeveria ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar më falsifikimin e certifikatave të origjinës dhe duket se kjo ka bindur edhe palën ruse. 

Madje nga 1 janari, Shqipëria do të përdor një model të ri certifikatave të origjinës me më shumë elementë sigurie, ndërkohë që paralelisht autoritetet shqiptare kanë dërguar në rusi informacion të plotë mbi kapacitetin prodhues të fermave shqiptare. Sipas njoftimit, Shqipëria synon që pas heqjes së bllokadës tregtare të eksportojë veç fruta perimeve edhe produktet e mishit drejt tregjeve ruse.  

Edhe pse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Rusisë janë në nivele të papërfillshme, pas embargos që Kremlini vendosi ndaj vendeve të be eksportet bujqësore janë rritur me ritme të shpejta. Bllokimi në fillim të këtij muaji, dëmtoi jo pak eksportuesit e këtyre produkteve, pasi veçanërisht në dy muajt e fundit, Rusia ishte shndërruar në një nga destinacionet kryesore të frutave dhe perimeve që Shqipëria shet jashtë. 
/ Top Channel 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë Empty Re: Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë

Tue 30 Dec 2014 - 15:24
E moret vesh mo sa e pushtoi Rusia Shqiperine???


Ju ka mbyt propaganda turrke ju ka mbyt, per ta bere per vete Shqiperine ajo Turrqia e fencur ju ka myk trrute...
ganimet
ganimet
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 52
<b>Postime</b> Postime : 43
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku shpirti imndjehet rehat
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/12/2014

Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë Empty Re: Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë

Tue 30 Dec 2014 - 22:39
Shqiperia duhet te kerkoj tregje aty ku e gjen veten me mir.Rusia mund te thith shum prodhime bujqesore ,ulliri besoi qe do te ishte nji rendiment qe do te ket leverdi qe te kultivohet per tregun rus.Shpresojm qe do te faktorizohet tregu shqiptar, vetem duhet nji ndershmeri ne treg  dhe respektim i nji tregu konkurent ne kvalitet dhe ndershmeri.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë Empty Re: Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë

Fri 2 Jan 2015 - 23:28
Ne Nentor isha ne Shqiperi dhe ju mere mendja nga e kemi miellin e grurit mo, nga Kina dhe Serbia!!!

Qe u shpreha vrrullshem me siper ishte se disa dite me pare shikoja disa lajme ketu se do na pushtoje Rusia (!!!), ne pushtohemi vetvetiu e nuk kuptoj perse do lodhej Rusia...!

Mund ta bejme Shqiperine lule, por na pengon era e mahmutit! (...keshtu i thone kesaj...)
Sponsored content

Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë Empty Re: Rusia gati t'i heqë embargon Shqipërisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi