Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovarët, të kënaqur me embargon Empty Kosovarët, të kënaqur me embargon

Fri 22 Jul 2011 - 13:19
Përkundër deklaratave të zyrtarëve serbë se nga masat ekonomike të reciprocitetit që i ka ndërmarrë Prishtina, më së shumti do të dëmtohet Kosova, qytetarët e Kosovës nuk brengosen aspak. Madje, ata e mirëpresin një vendim të tillë.

“Për çfarë? Ne shtet, ata shtet! Plus, pse ne t’i ledhatojmë kur ata ashiqari s’po na njohin”, shprehet Ejup Dançaj, qytetar nga Prishtina.

“Edhe po të ngordhim urie nuk duhet t’i marrim ato mallra, kur nuk na njohin si shtet. Nëse na njohin, mund t’i marrim”, thotë qytetari tjetër Nazmi Metolli.

Ndërkohë, ministrja Mimoza Kusari – Lila, e cila mori vendimin për bllokim të mallrave serbe dhe vënies së taksës 10 për qind për ato boshnjake, thotë se nuk ka vend për t’u shqetësuar për çmimet.

“Nuk ka arsye! Kemi të bëjmë me një periudhë kur ka produktivitet të lartë në Kosovë, sidmos në sektorin e ushqimit. Për ne ka qenë brengosës vlerësimi për rritjen e çmimit të bukës, gjë e cila nuk u tergua si rast, pasi që edhe rendimentet këtë vit kanë qenë më të larta”, thotë Lila.

Ramiz Kelmendi është deputet i Kuvendit të Kosovës, por edhe biznesmen. Ai importon mallra nga Serbia, por tashmë thotë se e përkrah vendimin dhe se ka filluar të gjejë mundësitë për furnizim nga vendet e tjera të rajonit.

“Po, ekipet e importuesve i kanë studiuar dhe i kanë përgatitur rrugët alternative. Zakonisht ne synojmë që këto të zëvëndësohen nga shtetet fqinje, sidomos të analizojmë më mirë prodhuesit nga Shqipëria, pastaj nga Maqedonia, Mali i Zi e Turqia”, thotë Kelmendi.

Ndërsa në Odën Ekonomike thonë se një masë e tillë është dashur të ndërmerret edhe më herët, për të ndalur pushtimin ekonomik nga Serbia.

“Kosova ka qenë gjithmonë një projekt dual për Serbinë, edhe politik edhe ekonomik. Mirëpo nga këndvështrimi ekonomik, okupimi apo varshmëria e një shteti ekonomikisht nga një vend tjetër është shumë më i rrezikshëm sesa ai politik. Dhe ka qenë koha përt’u marrë një vendim i tillë”, thotë Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK.

Sidoqoftë, çdo vit në Kosovë nga Serbia kanë hyrë mallra me vlerë mbi 270 milionë euro dhe rreth 80 milionë nga Bosnja e Hercegovina.

Bllokada ndaj mallrave që mbajnë vula doganore të Serbisë do të vazhdojë derisa Serbia të lejojë mallrat me vulat doganore të Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi