Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shokuese, modelja rrezikon këmbën për zmadhimin e të pasmeve Empty Shokuese, modelja rrezikon këmbën për zmadhimin e të pasmeve

Mon 5 Jan 2015 - 23:17
  • 27-vjeçarja Andressa Urach mësohet se ka realizuar të paktën nëntë ndërhyrje në pesë vitet e fundit

Shokuese, modelja rrezikon këmbën për zmadhimin e të pasmeve 246C2B1A00000578-2897129-image-m-79_1420460123259
Një ndër modelet e të pasmeve në Brazil, ka zbuluar tmerrin e kirurgjisë plastike mbi trupin e saj. 27-vjeçarja Andressa Urach, e cila doli në vend të dytë në konkursin “Miss BumBum” në 2012-ën, prej muajsh është në kujdesin intensiv të mjekëve, pas frikës se mund të humbiste edhe këmbën e saj.

Muskujt e kofshës së saj u kalbën nga injeksioni, duke vënë në rrezik jetën e modeles. Këto foto tregojnë shkallën tronditëse të dëmtimit të një prej prezantuesve televizive më të diskutuara në Brazil, vendi i cili ia kalon edhe SHBA-së për botën e kirurgjisë plastike.
Shokuese, modelja rrezikon këmbën për zmadhimin e të pasmeve WQZVLEA
Modelja braziliane i çmonte shumë të pasmet e saj, për këtë ajo i ishte nënshtruar injeksioneve me hydrogel dhe PMMA, për t’i bërë më të mëdha e të ngritura. Por prej muajit korrik ajo filloi të ankohej për gjendjen e saj shëndetësore, pasi këmba e saj filloi t’i nxihej e të kishte dhimbje.

Ajo tha për medien braziliane R7 në atë kohë: "Hydrogel-i nuk është përthithur nga trupi dhe filloi të më bëjë keq”.
Miss Urach, që dikur u kontestua se kishte fjetur edhe me futbollistin Cristiano Ronaldo, raportohet se ka realizuar të paktën nëntë ndërhyrje në pesë vitet e fundit. 27-vjeçarja mësohet se ka kryer operacion në hundë, një korrigjim në fytyrë, në nofulla, zmadhimin e gjoksit, në buzë, në organin gjenital dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, në të pasmet e saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi