Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

prej Tue 20 Jan 2015 - 12:38




Masakrat e ISIS nuk ndalen. Të paktën 13 të mitur janë ekzekutuar në publik në qytetin verior të Mosulit, në Irak, vetëm sepse kishin parë ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Jordanisë, në kuadër të Kupës së Azisë. 

Vrasjet kanë ndodhur më 12 janar, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani. Adoleshentët janë kapur nga xhihadistët në Mosulin e kontrolluar prej Shtetit Islamik dhe janë ekzketuar me armë zjarri. 

Të shohësh ndeshjet e futbollit dhe të brohorasësh për ekipin përbën, sipas militantëve, shkelje të ligjit të sheriatit. Gazetat britanike thonë se të miturit janë vënë në rreth dhe janë qëlluar të gjithë bashkë. 

Trupat e tyre të pajetë kanë mbetur në tokë për një kohë të gjatë sepse familjarët nuk afroheshin t’i merrnin nga frika e një reagimi të militantëve. 

ISIS ndërkohë ka publikuar një tjetër video pengjesh, e cila tregon se në duart e tyre këtë herë janë dy shtetas japonezë. Në këmbim të jetës së tyre kërkohen 200 milionë dollarë brenda 72 orësh. 

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri japonez Shinzo Abe premtoi të njëjtën shumë parash si mbështetje jo ushtarake për vendet që luftojnë Shtetin Islamik. 

Edhe në videon e fundit, personi me të zeza që kërcënon të ekzekutojë pengjet është luftëtari me theksin e fortë britanik, i njohur tashmë si “xhihadisti Xhon”, i cili u shfaq edhe në videot e prerjes së kokës së David Haines, Alan Henning, James Foley dhe Steven Sotloff. 

Pengjet japoneze janë Kenji Goto Jogo, një gazetar që shkoi në Siri vitin e kaluar për të raportuar mbi luftën civile dhe Haruna Yukawa, punonjës i një kompanie ushtarake private që mendohet të jetë rrëmbyer po në Siri, diku nga muaji gusht. 
/ Top Channel


ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi