Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Profecia që frymëzon ekstremistët e ISIS Empty Profecia që frymëzon ekstremistët e ISIS

Wed 21 Jan 2015 - 22:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Profecia që frymëzon ekstremistët e ISIS 1421774428isisproveciaNdoshta për perëndimin ISIS ishte një dhimbje koke e papritur, por për vetë xhihadistët, ata që mbushin radhët e ekstremistëve dhe një pjese të mirë të mbështetësve të tyre në mbarë botën, ISIS është pjesë e një profecie të hershme.

Në njërën prej shumë videove të publikuara prej ekstremistëve në internet, ku tregohet ekzekutimi i pengjeve të tyre, shfaqet Peter Kassig, i njohur ndryshe edhe si Abdul Rahman. Ekzekutimi i tij i kryer në qytetin Dabiq në Siri është frymëzuar nga profecia, që besohet se është shkruajtur në vitin 1300.

“Këtu po vrasim ushtarin e parë të kryqëzatave amerikane dhe tani presim me padurim të tjerët”, thuhej në mesazhin e përcjellë nga ISIS.

Profecia flet për një betejë të madhe mes një ushtrie islamike dhe një ushtrie ‘jobesimtarësh’ që do të ndodhë në qytetin Dabiq në Siri. Beteja do të fitohet nga ushtria islamike dhe ky do të jetë fundi i botës.

Po në profeci flitet për ‘hordhinë e jobesimtarëve me 80 flamuj’. Aktualisht koalicioni botërore anti-ISIS i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 60 dhe xhihadistët mezi presin plotësimin e 80 vendeve, aq flamuj sa thotë edhe profecia.

“Kur të lodheni dhe dështoni me bombardimet nga ajri do t’ju presim në Dabiq”, thonë në një pjesë të madhe të propagandës në internet xhihadistët.

Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme që mban ISIS-in në Dabiq, pasi qyteti nuk ka asnjë rëndësi strategjike për ekstremistët dhe është shumë herë më i vogël se sa Raqqa apo Mosuli në Irak. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi