Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Flaka Krelani me krijime të reja muzikore Empty Flaka Krelani me krijime të reja muzikore

Sat 22 Jan 2011 - 14:54

Angazhimet për këngëtaren Flaka Krelani nuk kanë të ndalur.
ofertat rreth botës së artit sa vijnë e shtohen. Për Flakën, janari ka
nisur shumë mirë, ka pranuar oferta spontane siç i quan ajo, për
karrierën e saj muzikore.
“Duke filluar nga ditët e para të
janarit, gjithçka ka nisur shumë mirë. Kam pasur oferta spontane e që
kanë të bëjnë me karrierën time muzikore dhe unë jam gjithmonë me ato
mendime se gjërat spontane gjithmonë janë më të bukura, normal ishin ato
pozitivet. Dhe ato thjesht i kam pranuar duke buzëqeshur. Por tani jam
fokusuar rreth krijimeve të reja muzikore”, ka theksuar Flaka për
InfoPress.
“Përveç këngës të cilën e kam realizuar tek Ilir Tolaj, e të cilës
pres t’i realizoj edhe klipin jam duke bashkëpunuar edhe me Leonard
Canhasin për një krijim të radhës. Është këngë shumë potenciale, me të
cilën kam plan të marrë pjesë në festivalin “Top Fest”. Besoj që do të
jetë një këngë shumë e mirë, me një tekst shumë të kapshëm për
njerëzit”, ka pohuar Flaka.
Teksa flet për projektet e reja muzikore, Flaka komenton tekstin e
këngës së fundit të saj, ndërsa thotë që është bazuar te gjërat aktuale
të fundit në vend.
“Tekstin jam duke e punuar. Ka një temë shumë të komplikuar, që ka të
bëjë me gjërat aktuale që po ndodhin te ne dhe trevat mbarëshqiptare
dhe arti në përgjithësi. Faktikisht kjo mund të jetë për të gjithë
njerëzit, të cilët pretendojnë të jenë ndokush e realisht nuk mund të
jenë. Do të jetë një tekst për ata të cilët zakonisht thonë ‘unë jam
ky, unë e kam bërë këtë apo atë’ e faktikisht asnjëri nuk merr
iniciativën të qes diçka në dritë. Pra kjo do të jetë pak a shumë
përmbajtja e tekstin tim”, ka përfunduar Flaka. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi