Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Flaka Krelani me hite gjatë vjeshtës Empty Flaka Krelani me hite gjatë vjeshtës

Sun 2 Oct 2011 - 22:39
Flaka Krelani me hite gjatë vjeshtës Flaka-300x195Flaka Krelani ka thënë në një bisedë të shkurtër për Express se ajo është duke u përgatitur më të madhe që të jetë sa më “in” me hite gjatë kësaj vjeshte.

Kështu ajo është duke punuar qysh tani për realizimin e një klipi të ri.

“E kemi përfunduar një këngë me MC Kreshën dhe Rina Abdylin dhe pritet që asaj t’ia realizojmë edhe videoklipin”, ka thënë Flaka për Express.

Ajo ka thënë se më shumë është duke u marrë me studime kohëve të fundit, edhe pse muzikën nuk e ka lënë pas.

“Këtë vit nuk do të marr pjesë në asnjë festival, pasi që nuk e kam menduar një gjë të këtillë”, ka thënë Flaka.

Flaka Krelani këtë vit nuk ka qenë shumë e pranishme me këngë sikurse viteve të kaluara në festivale të Shqipërisë, ndërkaq disa herë ka pasur paraqitje në emisionin “Oxygen Show”, që prezantohet nga bashkëqytetari i saj Besim Dina.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi