Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Variacionet e vjeshtës  Empty Variacionet e vjeshtës

Thu 11 Oct 2012 - 16:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Pas verës së nxehtë, stina e vjeshtës po merr epërsi në klimën evropiane, duke sjellë diku freski, diku reshje dhe diku tjetër erëra të ftohta.Disa e mirëpresin ardhjen e saj pas vapës ekstreme që duket se po lëmë pas, ndërsa të tjerë urrejnë shirat që sjell kjo stinë. Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se edhe vjeshta ka bukuritë e saj, me qiellin që duket më blu, me bimët që ndërrojnë ngjyrat, etj. Në Kotbus të Gjermanisë, pas një dite tipike reshjesh vjeshte, ka dalë një ylber i mrekullueshëm që nuk u ka shpëtuar objektivave të fotografëve.
Variacionet e vjeshtës  2ivdxyv
Ndërsa Jakobsdorf, një lokalitet rural në të njëjtin shtet, është kthyer në një pamje piktoreske për kombinimin e ngjyrave të stinës, me barin jeshil, qiellin blu dhe disa re të bardha aty-këtu.
Variacionet e vjeshtës  J7b8yt
Në Fierence të Italisë kanë filluar shirat, por megjithatë ato nuk ia kanë fshehur bukurinë qytetit të rilindjes, me banorët që qarkullojnë masivisht në rrugët e tij, ndonëse të veshur me mushama.
Variacionet e vjeshtës  2enw87m
Në malet zvicerane ka nisur lëvizja e të apasionuarve pas ngjitjes, sport i njohur ndryshe si hiking, duke shijuar ajrin e freskët dhe pamjet e mrekullueshme që ofrojnë lartësitë.
Variacionet e vjeshtës  2ut2ssi
Ndërkohë, në Moskë dhe në Pragë, ku vera nuk ka qenë e ngjashme me atë të vendeve të tjera, qytetarët kanë preferuar të shëtisin nëpër parqe, për të shijuar ngjyrat e veçanta të stinës./T.ch
Variacionet e vjeshtës  2a0f2uu
Variacionet e vjeshtës  219z5me
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi