Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tension në takimin Greqi-BE Empty Tension në takimin Greqi-BE

Fri 30 Jan 2015 - 22:53
Tension në takimin Greqi-BE Dijsselbloem_handshake_500Athina zyrtare priti sot shefin e grupit të ministrave të Financave të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, i cili u takua me kryeministrin, Aleksis Cipras dhe me ministrin grek të Financave, Janis Varufakis. Pas takimit me qeverinë e re, gjatë një konference për shtyp, Kreu i Eurogrupit paralajmëroi se Greqia nuk mund të shpërfillë detyrimet ndërkombëtare duke kërkuar rinegociimin e borxhit multimiliardësh në euro.

“Ndërmarrja e hapave unilaterale, ose injorimi i angazhimeve të mëparshme nuk është mënyra e duhur”, tha përfaqësuesi Eurogrupit gjatë konferencës, pas takimit me kryeministrin Cipras. Ndërsa ministri i Financave, Varufakis tha se Greqia është e gatshme për një marrëveshje, por jo me “trojkën”. Ai shtoi se qeveria do të kërkonte “bashkëpunim maksimal” me BE-në, eurozonën dhe FMB-në dhe tashmë i ka filluar bisedimet, por nuk do të bashkëpunojë me një “komitet të ndërtuar mbi baza të krimbura”.

Pas deklaratës së fuqishme të kryefinancierit grek, dhënia e dorës mes dy zyrtarëve ka qenë një moment i sikletshëm. Ministri Varufakis i zgjati dorën Kreut të Eurogrupit, pa e hequr njërën dorë nga xhepi. Ndërsa kur po dilnin nga salla, futi dhe dorën tjetër në xhep, ndërsa këmisha e tij pa kravatë nuk ishte futur në pantallona.

Vizita e Dijsselbloem shënon edhe nisjen e bisedimeve për të ardhmen e Greqisë. Para mbërritjes në Athinë, Dijsselbloem paralajmëroi nga Amsterdami se qeveria e re greke po i vë vetes një detyrë të pamundur, duke ngritur pritshmëri të cilat nuk mund t’i plotësojë. “Nëse ndodh kjo, them që buxheti grek do të mbetet bosh shumë shpejt”, tha holandezi.

Ministri Varufakis do të nisë një tur në kryeqytetet evropiane javën e ardhshme, ku pritet të takojë homologun britanik, francez dhe atë italian. Në një intervistë për “New York Times” të premten, ai tha se Greqia “nuk i do” paratë. “Nuk i duam 7 miliardë eurot... Duam të ulemi e ta rimendojmë krejt programin”. /AFP
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi