Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gratë duhet të rruhen njësoj si meshkujt për një lëkurë më të bukur Empty Gratë duhet të rruhen njësoj si meshkujt për një lëkurë më të bukur

Mon 9 Feb 2015 - 15:40
Gratë duhet të rruhen njësoj si meshkujt për një lëkurë më të bukur GruaAlarmi i Angela Garvin bie çdo mëngjes në orën 6:30. Ajo punon si këshilltare ligjore ndaj i duhet të zgjohet shpejt. Fillimisht pastron fytyrën, më pas e lyen me pak xhel rroje me të cilin lyen pjesën e mjekrës, një pjesë të faqeve dhe qafës. Më pas, duke përdorur një brisk nga ata që përdorin zakonisht meshkujt, rruhet me kujdes. Për të apasionuarit pas bukurisë apo për çdo femër në përgjithësi, Angela ka bërë një mëkat të madh. Të gjithë  e dimë se kur përdorim brisk për të hequr qimet në pjesën e këmbëve, ato mbijnë më të errëta e më të forta, kështu që për fytyrën e një femre kjo do të thoshte një katastrofë. Përkundër kësaj, Angela, 46 vjeçe, nga Essex, e ka rruar fytyrën e saj tri herë në javë gjatë 8 vjetëve të fundit dhe thotë se nuk mund të ishte më tepër e kënaqur se kaq me rezultatin.
“Fjalët që thuhen se qimet e fytyrës rriten më të errëta e të forta nëse rruhen, janë një mit. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. ‘Make up’-i aplikohet shumë më mirë dhe përthithet kollaj nga lëkura, që është shumë  e shëndetshme”, thotë ajo.
Por në fakt Angela nuk është vetmja që e mendon kështu. Të njëjtën gjë kanë nisur të këshillojnë edhe dermatologët. Sipas tyre, përmes rruajtjes së qimeve të fytyrës, që janë të pranishme tek pothuajse të gjitha femrat (ka nga ato ku nuk janë të dukshme), hiqen edhe qelizat e vdekura që gjenden në fytyrë duke e ndihmuar atë të ajroset më mirë e të jetë më e freskët
Dr. Michael Prager, dermatolog britanik thotë: “Në qoftë se e marrim nga një pikëpamja antiplakje, rruajtja e fytyrës ka disa efekte pozitive; është një formë mikrodermoabrazioni, që stimulon prodhimin e kolagjenit, çka redukton rrudhat. Kolagjeni ndihmon në rigjenerimin e qelizave të fytyrës”.
Ndoshta kjo është një nga arsyet pse lëkura e meshkujve është më e shëndetshme se ajo e femrave me të njëjtën moshë.
9 shkurt 2015 (gazeta-Shqip.com)
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Gratë duhet të rruhen njësoj si meshkujt për një lëkurë më të bukur Empty Re: Gratë duhet të rruhen njësoj si meshkujt për një lëkurë më të bukur

Tue 10 Feb 2015 - 2:24
Pu pu pu .ishalla si del dhe nai gunge mes shaleve .
Se mjere ne masanej.???????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi