Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stresi kalon në menaxhimin e Florit Empty Stresi kalon në menaxhimin e Florit

Sun 23 Jan 2011 - 23:47
Ndonëse ai kishte ngritur plane të mëdha dhe ambicioze për të, Stresi e ka lënë vetëm…Big Basta që nga janari nuk do ta ketë më në menaxhim reperin aq shumë të përfolur. Tashmë Stresi ka kaluar nën menaxhimin e producentin të njohur, Flori Mumajesi, i cili njihet për sukseset e arritura deri tani.
Vetë Stresi ndihet i lumtur për këtë bashkëpunim të ri që ka nisur me Florin, pa mohuar asnjëherë atë pjesë gjatë së cilës punoi me Bigun. “Dje punoja me Bigun, tani jam me Florin. Jetës asnjëherë nuk i dihet”, është shprehur Stresi për “Bluetooth”.Mësohet gjithashtu se Stresi do të jetë konkurrent në edicionin e tetë te Top Fest, me një bashkëpunim shumë të nxehtë. Nga ana tjetër ai do të realizojë edhe klipin e ri gjatë muajit shkurt, është i angazhuar me koncerte dhe premton këngë shumë të bukura për publikun e tij. Po duke qenë se e përmendëm Bigun të mbetemi edhe për pak tek ai.Në këngën autobiografike, Bigu veç të tjerash thonte: “Supersonic kishte deal, por nuk kishte feedback”, ndërkohë që tani i është rikthyer sërish Supersonic-ut, duke nisur kështu një rrugë të re bashkëpunimi.
Shkak për këtë afrim mendohet të jetë bërë largimi i Florit në BBF television, me të cilin Bigu bashkëpunonte vetëm disa muaj më parë. /Bluetooth/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi