Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Merr me postë portofolin e humbur 14 vjet më parë dhe bën një zbulim të jashtëzakonshëm Empty Merr me postë portofolin e humbur 14 vjet më parë dhe bën një zbulim të jashtëzakonshëm

Tue 14 Apr 2015 - 22:17
Merr me postë portofolin e humbur 14 vjet më parë dhe bën një zbulim të jashtëzakonshëm PortofoliKishte humbur portofolin me një sasi të konsiderueshme parash. Sot, pas 14 vjetësh portofoli i humbur ju dërgua me postë në adresën e tij nga një person anonim. Protagonisti i kësaj historie të pazakontë është Ivica Jerkovic, një kroat që jeton  në Donje Moticine.
“Nuk mund t’u besoja syve. Kur e pashë, mendova se bëhej fjalë për ndonjë shaka, po nga kush? – ka rrëfyer Ivica për një televizion vendas.
Surpriza në fakt ishte më e madhe se kaq kur burri zbuloi se në vend të parave që kishte humbur 14 vjet më parë, në portofol kishte 1500 franga zvicerane ose 1440 euro, pra paratë e tij dhe interesin e kësaj shume për 14 vjet.
“Nuk mund të imagjinoja dhuratë më të mirë për Pashkë. Mendoj se personi që e ka gjetur, në atë kohë ka pasur probleme ekonomike dhe tani mesa duket vendosi të më dëmshpërblejë. Duhet të ketë bërë goxha llogari për të gjetur me saktësi sa më detyrohej bashkë me interesat në këto 14 vjet”, – ka thënë Ivica.
14 prill 2015 (gazeta-shqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi