- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Pekini kërkon Tiranën
Mon 10 Apr 2017 - 18:37
Shqipëria komuniste ka patur dikur një romance politike me Kinën, shkruan revista prestigjioze “Forbes”, por tani duket se i është kthyer një idili ekonomik me këtë vend.
Ndryshe nga SHBA, e cila është fokusuar në Shqipëri tek reforma në drejtësi, Kina po përqendrohet tek zhvillimi ekonomik dhe paratë, duke qëndruar larg politikës.
Megjithëse vendi ynë, sipas “Forbes”, shumë larg në shumë aspekte me Kinën, përfshirë atë gjeografik, gjiganti i lindjes ka arritur të jetë që prej vitit të shkuar partneri i dytë më i madh tregtar, duke mundur fqinjët tanë, Italinë dhe Greqinë.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili citohet nga revista “Forbes”, mendon se "historia do ta ndihmojë Shqipërinë për të patur një marrëdhënie më pragmatiste”. Revista kujton se kryeparlamentari Meta ishte në inaugurimin e Presidenti amerikan Trump, por tetorin e viti të shkuar kreu i Kuvendit shqiptar vizitoi Pekinin për të firmosur disa marrëveshje me kompanitë më të mëdha kineze.
"Kina po kthehet në një partner kryesor duke mundur europianët, pasi marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me ta kufizohen nga shumë rregulla. Ndërkohë, Kina llogarit se kur vendet e Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria të anëtarësohen në BE, Pekini do të ketë një pikë mbështetje tek ta”, shkruan Forbes.
Por çfarë është duke bërë ekzaktesisht Kina? Kompania kanadeze “Bankers”, e cila po shpon naftë në Patos-Marinzë u ble nga një kompani kineze. Një muaj më vonë, një tjetër kompani kineze kërkoi Aeroportin e Rinasit, pasi e vlerësonte atë një aeroport me rritjen më të madhe të fluksit krahasuar me të tjerët në Europë.
Shqipëria ndërkohë, është bërë pjesë e gazsjellësit që vjen nga Azerbajaxhani, diçka që Kina e projekton si një mundësi që të investojë në rehabiltimin rrugëve të cilat janë të dëmtuara nga ndërtimit i TAP-it.
“Qëllimi ynë ëshë të kthehemi në një rrugë kryesore energjitike”, i tha Meta homologut të tij azer kur ai ishte në Tiranë, diçka që sipas tij do të jetë pozitive për Shqipërinë, por edhe Europën dhe meqë Kina vjen me shumë pak ndërlikime dhe akoma më pak intrigë ndërkombëtare, shkruan “Forbes”, Shqipëria nuk ka pse ankohet prej saj.
/ Top Channel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi