Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rosela Gjylbegu: “Jam kundër vulgaritetit” Empty Rosela Gjylbegu: “Jam kundër vulgaritetit”

Sun 30 Jan 2011 - 1:40
Disi e ndrojtur, e thjeshtë por me një zë që të befason Rosela ka zgjedhur që të mos tërheq publikun me look ekstravagant, lajme gossip apo ekzagjerime në skenë, por me talentin e saj.Ajo rrëfen fillimet e karrierës në administratë, tërheqjen nga garat muzikore për disa kohë por jo nga kënga. Si dhe për pjesmarrjen në spektaklin “100 këngët e shekullit”Është një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare. Nga “ethet” tani i ka mbetur vetëm një kujtim i bukur, sepse është rritur shumë profes
ionalisht, ngadalë e më pjekuri duke ditur gjithnjë atë që duhet bërëLlogarit hapat e saj në muzikë më një saktësi matematikore, pa bujë, e rezervuar jo vetëm me shtypin por edhe në jetën e saj. Pak fjalë, me një ndrojtje që i jep një aureolë misteri e të shtyn drejt kuriozitetit për ta njohur më mirë. Edhe pse është një mision i vështirë.Nuk pranon të flasë për dashurinë, as kur e pyes se cili është djali ideal si njeri dhe si tip që ajo do të donte ta kishte në krah të saj.Natyrisht jo se nuk i ka menduar ndonjëherë këto, apo se nuk është ende e qartë në atë çfarë kërkon. Përkundrazi, i ka shumë të qarta por ka vendosur të jetë e mbyllur, e rezervuar deri në hermetike, ashtu si nuk do të ishte kurrë një person i skenës.
Kjo është zgjedhja e Roselës. Larg ekstravagancave apo “tërbimeve” të këngëtareve të tjera, të cilat çfarë nuk bëjnë për të rënë në sy dhe për të mbetur nëpër faqet e gazetave rozë.
E kam parë gjithnjë më të njëjtin look, të njëjtën thjeshtësi, të njëjtën ngjyrë flokësh, dhe më pëlqen ta ngacmoj duke i thënë se sa do t’i shkonin flokët bionde, ashtu si ndodh në shumë nga profesioni i saj që “zhvishen” lehtësisht përpara fotografit.
Sepse Rosela e ka “armën e fortë të saj, që nuk është vetëm sharmi që rrezaton por edhe talenti, zëri i mrekullueshëm të cilit nuk ka nevojë t’i shtosh asnjë “garniturë”
Kur e kuptove që mund të bëheshe këngëtare?
Krejt rastësisht në një aktivitet shkollor, në moshën 11 vjeçare kur duhej të zëvendësoja një shoqen time e cila po vonohej dhe mësuesja e muzikës më thotë dil këndo thjeshtë për të mos krijuar hapësira, dhe për herë të parë këndova para një publiku “without you” të mariah carey , dhe duartrokitjet e brohoritjet ishin te papërshkrueshme. Duke qenë se unë bëja pjesë në grupin e baletit të shkollës nuk e kisha vlerësuar seriozisht këngën, thjeshtë këndoja për qejf si çdo fëmijë në shtëpi. Them se nga ai moment nisi çdo gjë…
Sa mendon se ke ndryshuar nga “ethet” deri më sot?
Në momentin që bëhesh person publik padiskutim jeta jote ndryshon, edhe pse unë përpiqem të jem gjithmonë vetvetja, të qenurit në qendër të vëmendjes ka avantazhet e disavantazhet e veta.
Nëse nuk do të kishin qenë “ethet” do të ishe bërë këngëtare?
Se di në fakt, shpesh e kam menduar këtë, pasi para tetë vitesh nuk ka pasur kaq shume aktivitete e mundësi siç kanë të rinjtë sot…ndaj unë isha shumë me fat që u gjenda në vendin e duhur në kohën e duhur. Sot të rinjtë bëjnë gjithçka për të qenë pjesë e televizionit, e shohin si modë duke dalë dhe jashtë natyrës së tyre vetëm e vetëm për të qenë të famshëm por nuk është e thjeshtë të krijosh një personalitet artistik, ndaj jam e kënaqur që në televizionet tona organizohen shumë aktivitete, talentshow e iu jepet mundësia të gjithëve të provojnë veten e talentin që kanë.
Çfarë ndjesie ka kur fiton çmimin e parë në një festival?
I papërshkrueshëm, është një emocion i jashtëzakonshëm.
Sa të shijon një sukses?
Kur merr feedback nga publiku, vlerësohesh, merr një ngarkesë emocionale të veçantë që të frymëzon, e të jep forcë e dëshirë të punosh edhe më shumë.
Sa të hidhëron një dështim apo zhgënjim?
Po unë mendoj që dështimi është pjesë e jetës, uljet e ngritjet të rrisin profesionalisht dhe personalisht, bëhesh më e fortë për t’u përballur me vështirësitë që na servir jeta.
Kur ka ndodhur zhgënjimi i fundit dhe përse?
Po siç e thashë dhe më lart si zhgënjimi dhe suksesi janë pjesë e jetës se gjithsecilit. Janë moment që na shoqërojnë çdo ditë, në sfera të ndryshme të jetës, momentalisht është një moment shumë i mirë për mua. Le të shpresojmë të vazhdojë sa më gjatë…
Çfarë problemesh ka muzika shqiptare sot?
Hmmm …kjo është një temë për të cilën do duhej një ditë e tërë për ta diskutuar. Por vë re që gjërat dalëngadalë po ndryshojnë, po përmirësohen dhe njerëzit po fillojnë të bëjnë diferencën mes artistëve të vërtetë dhe atyre pseudo.
Nga se fiton një këngëtar shqiptar?
Kjo varet nga zgjedhjet që bën secili për veten e vet, është personale dhe s’më pëlqen të gjykoj.
Pse ke zgjedhur mos të këndosh shumë nëpër koncerte apo lokale?
Nuk kam zgjedhur të mos këndoj, thjesht jam selektive. Më pëlqen të bëj kujdes në daljet e mia, për mua kënga është një pasion dhe nuk e ndiej të abuzoj me atë që kam arritur, duke u konsumuar vend e pa vend.
Si është eksperienca e parë e punës në administratë?
Deri tani është një eksperiencë shumë e mirë, nga e cila kam mësuar shumë dhe kjo falë mbështetjes e dashamirësisë së kolegëve me të cilët punoj.
A të pengon puna për këngën?
Jo, deri në këto moment. Jam munduar t’i ekuilibroj, dhe them se ia kam dalë mbanë.
Je e rezervuar për intervista dhe lajme gossipi. Pse?
Më pëlqen të jem e tërhequr, e matur. Nuk besoj se është e nevojshme të ndaj gjërat e mia personale me të gjithë, për të qenë më e suksesshme, nuk është kjo motoja ime. Unë jam vlerësuar për zërin e këngën dhe punoj shumë që për këtë të jem e zonja e punës, pjesa tjetër është private.
Mendon se shumë këngëtare qëndrojnë në treg nga thashethemet nëpër gazeta?
Po, mendoj se ka pseudokëngëtarë që mbijetojnë vetëm nga thashethemet, por koha ka treguar që nuk rezistojnë gjatë.
Çfarë mendoni në lidhje me ato këngëtare që parapëlqejnë të zhvishen nëpër klipet e tyre?
Në fakt është për të ardhur keq që sot muzika duket sikur është për t’u parë e jo për t’u dëgjuar, për sa kohë ne do fokusohemi te e zhveshura e këngëtareve, ndaj unë s’jam kundra dhe as dua të gjykoj askënd, por kjo ndikon për një pjesë njerëzish të cilët duket se janë të interesuar të shohin vetëm ketë aspekt të tyre.
Ke zgjedhur të jesh e thjeshtë si person dhe në look. Nuk të pëlqen ekstravaganca?
Unë pëlqej të jem vetvetja, nëse nuk e gjej veten te diçka nuk e vesh. Më pëlqen ekstravaganca por e menduar, e kuruar për t’u dukur bukur, dhe për t’u pëlqyer, jam kundra vulgaritetit.
Do të shfaqeshe ekstravagante nëse një producent do ta kërkonte?
Vetëm nëse mua do më pëlqente, sepse ekstravagancë s’do të thotë të zhvishesh e të dukesh vulgare, por mund të jetë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen por gjithmonë duke të personifikuar ty si personalitet, jo të dalësh nga natyra se dikush ta kërkon.
Çfarë lidhje ke momentalisht me Shkodrën?
Në fakt u bë ca kohë që nuk kam shkuar për shkak të impenjimeve, por vazhdoj ta dua shumë atë qytet.
Po me familjen?
Familja është gjithçka, nëse unë jam kjo që jam sot është vetëm falë sakrificave të mbështetjes që ato më japin.
A ndikon familja në suksesin tënd?
Po sigurisht, ata janë pranë meje në çdo moment.
Do zgjidhje një histori sentimentale pasionante apo një racionale?
Duke qenë shumë emotive, do zgjidhja një histori pasionante.
Të ka ndodhur të pendohesh?
Po edhe ka ndodhur, por di të kërkoj dhe falje.
Cilat janë planet afatshkurtra?
Do jem pjesë e një show televiziv për disa javë, kështu që do jem plot impenjime dhe pranë teleshikuesve shumë shpejt./Shqip/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi