Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet letra e Fyles për Berishën  Empty Zbulohet letra e Fyles për Berishën

Sun 30 Jan 2011 - 2:18
Zbulohet letra e Fyles për Berishën  Fyle-komi
Top Channel ka siguruar letrën konfidenciale që Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule i dërgoi më 18 janar kryeministrit Sali Berisha.Liberalizimi i vizave përmendet që në fillim të letrës nga komisioneri europian për të përcjellë mesazhin se kur vendi “bën reforma, atëherë rezultatet janë positive”.

Me këtë hyrje, Stefan Fule rendit më pas gjithë detyrat emergjente që i dalin vendit përpara në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

“Shndërrimi i 2011-s ne nje sukses per perspektiven europiane te Shqiperise eshte nje detyre per te gjithe udheheqesit ne politiken shqiptare. Fokusimi ne konkluzionet e Keshillit dhe rekomandimet e Opinionit do jene thelbesore per kete qellim. Eshte e domosdoshme qe te vazhdohet dhe te instensifikohet procesi i reformave ne vend dhe te pershpejtohet ritmi drejt BE-se. Me shume perpjekje jane te nevojshme perpara celjes se negociatave per antaresimin ne BE: permiresimi i funksionimit te institucioneve demokratike, forcimi i shtetit ligjor dhe luftes ndaj korrupsionit e krimit te organizuar dhe gjurme provash solide per te gjitha keto. Persa i takon reformes ne drejtesi, garantimi i pavaresise se vertete, pergjegjesia dhe eficensa e institucioneve te drejtesise do te jene vendimtare. Per me shume, hapa te prekshme, konkrete, jane te nevojshme persa i takon reformes ne administraten publike dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut, duke perfshire ketu dhe te drejten e prones”.

Te gjitha keto perfshihen ne 12 prioritetet kyçe qe Komisioni Europian percaktoi ne opinionin ndaj Shqiperise me 9 nentor. Per te garantuar nje pune efikase nga autoritetet e Tiranes, Komisioni Europian, edhe ne nivel te larte, i rikujton qeverise shqiptare se duhet te perpiloje planet e aksionit per secilin prioritet dhe se permbushja e tyre do te verifikohet ne terren nga ekspertet europiane.

“Permbushja e prioriteteve kyce te Opinionit do te jete sfiduese. Megjithate, une besoj se Shqiperia i ka te dyja, dhe mjetet dhe kapacitetet per te ndermarre kete detyre me sukses. Ne menyre qe te adresohen sa me mire keto ceshtje, eshte e rendesishme qe Shqiperia te pergatise nje plan aksioni me masa te detajuara, duke percaktuar organet pergjegjese dhe afate kohore, per permbushjen e cdo prioriteti kyc te Opinionit. Eshte po aq e rendesishme qe te garantohet se ndarjet buxhetore perkatese dhe burimet njerezore jane ne dispozicion. Komisioni do te monitoroje nga afer progresin e bere ne arritjen e prioriteteve kyçe sikunder dhe ne prioritetet e tjera qe percakton Opinioni, duke perfshire dhe permes misioneve te eksperteve verifikues. Progresi ne permbushjen e prioriteteve kyce do te analizohet ne paketen e ardhshme te zgjerimit qe do te publikohet ne tetor 2011. Ne jemi te gatshem te vazhdojme bashkepunimin tone te mire me Shqiperine, cfare nje dite do te coje ne hapjen e negociatave per antaresim te BE-se me vendin tuaj”.

Ne letren e tij, Komisioneri ben thirrje qe reforma zgjedhore te realizohet perpara Majit, me qellim qe te garantohen standardet per zgjedhje demokratike.

"Nga pikepamja e zgjedhjeve te ardhshme lokale, prioritetet kyce te Opinionit mbi reformen elektorale dhe sjelljen ne zgjedhje ne perputhje me standartet nderkombetare, kerkojne vemendje urgjente. Keto zgjedhje do te sigurojne nje mundesi qe Shqiperia te permiresoje me tej praktikat e se kaluares dhe te deshmoje aftesine e saj per te bere zgjedhje ne permbushje te plote me standardet e njohura nga europianet e nderkombetaret si standardet per zgjedhje demokratike. Per kete kerkohet adresimi ne kohe ndaj rekomandimeve te OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve te 2009. Une ju inkurajoj juve te nderrmerrni gjithe hapat e nevojshem per te garantuar ne maj dhe ne te ardhmen standardet me te larta te mundshme sic i shkon nje vendi qe ka aplikuar per anetaresim ne BE”.

Vetem 3 dite para protestes se 21 janarit, Komisioneri europian Stefan Fule ka shprehur gatishmerine e tij, permes kesaj letre, per t'u perfshire serish ne zgjidhjen e ngercit politik.

“Jam i sigurte se ju ndani me mua shqetesimin madhor per vazhdimin e ngercit politik, qe perben nje pengese serioze ndaj permbushjes se kritereve te Kopenhagenit. Gjithashtu, ai po mban peng reforma te rendesishme te nevojshme per progresin drejt BE-se dhe po demton imazhin e pjekurise politike e demokratike te Shqiperise, cfare vendi eshte perpjekur ta ndertoje gjate dy dekadave te fundit. Te dy bashke, shumica ne pushtet dhe opozita, ndajne pergjegjesine per te cuar situaten drejt nje fundi. Gjetja e zgjidhjes tashme eshte shume e vonuar. Rinisja e aktivitetit te plote parlamentar eshte e domosdoshme per Shqiperine qe te fokusohet ne sfidat e ardhshme ne rrugen drejt BE-se. Duke rikujtuar konkluzionet e 14 dhjetorit nga Keshilli i Ministrave te Pergjithshem mbi Zgjerimin, une ju inkurajoj qe te perqendroheni, se bashku me opoziten, ne rivendosjen e nje dialogu konstruktiv e te qendrueshem politik, pa marre parasysh konsiderata te tjera politike e elektorale. Nese mireprisni ndihmen tone, ne jemi te gatshem te ndihmojme te dy palet per te kapercyer dallimet e pazgjidhura mes tyre”.

Edhe pas ngjarjeve te 21 janarit, oferten per ndermjetesim nga Catherine Ashton e Stefan Fule e perseriti edhe i derguari i posacem i BE-se Miroslav Lajcak gjate vizites se tij ne Tirane.Përgatiti Arta Tozaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi