Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbulohet letra, Beethoven ankohej për pagën e ulët Empty Zbulohet letra, Beethoven ankohej për pagën e ulët

Fri 13 Jan 2012 - 17:37
Zbulohet letra, Beethoven ankohej për pagën e ulët 50310TIRANË-Një letër e shkruar nga kompozitori Ludwig van Beethoven është bërë publike kohët e fundit në Gjermani. Kompozitori shkruante se ankohej për pagën e ulët dhe për sëmundjen e tij.

Ekspertët kanë qenë në dijeni të ekzistencës së letrës së vitit 1823, dhe theksojne se është me vlera historike.

Spikeri John Suchet, i cili ka shkruar libra mbi kompozitorin gjerman, tha se gjetja e letrës ishte ‘shumë e rëndësishme’.

Duke folur në BBC News, ai tha: "Gjithmonë e kemi ditur se ekziston, kështu që informacioni në të nuk është e re, por gjithçka në formën e vet origjinale që ka të bëjë me Beethoven-in është shumë domethënëse. Kjo nënkupton se mund të shohim dorëshkrimin e tij, që gjithmonë ka qenë i papastër, sepse babai i tij e kishte larguar nga shkolla shumë herët në mënyrë që të mund të përqendrohej në muzikë”.

Stefan Weymar, nga Instituti i Brahms-it në Lubeck, ku do të ekspozohet letra, shtoi: “Beethoven nuk ka qenë një kompozitor me shkrim të bukur të dorës. Është spontane dhe ai shkruante gjëra, pastaj i shkarraviste. Mendimet e tij ndryshonin shumë shpejt”.
Në letër, Beethoven kërkon nga harpisti dhe kompozitori Franz Anton Stockhausen t’i ndihmonte për të gjetur blerës për meshën e tij ‘Missa Solemnis’.

Ai gjithashtu i shkruante për një çrregullim në sy nga i cili po vuante në atë kohë.

(d.b/Express/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi