Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Publikon pagën, ankohet për jetën e shtrenjtë, shkarkohet Empty Publikon pagën, ankohet për jetën e shtrenjtë, shkarkohet

Sun 11 Aug 2013 - 14:38
Publikon pagën, ankohet për jetën e shtrenjtë, shkarkohet Largea_foto1375940075Një nga shitësit kryesorë të Lacoste, të një dyqani me shitjet më të mëdha në New York, ka deklaruar se është pushuar nga puna, për shkak se postoi një foto të pagës së tij në Instagram.
Wade Groom, nga Brooklyn i New York-ut, tha për mediat se thjesht “kishte shprehur frustrimin e tij” me koston e lartë të jetesës në New York, jo me Lacoste në veçanti, kur kishte publikuar një foto të zmadhuar të pagës së tij.
“Kam arritur të bëj deri në 1500 dollarë shitje në javë, duke shitur bluza, por nuk kam mundur t’u jap fëmijëve të mi një jetesë më të mirë, edhe pse po punoj jashtëzakonisht shumë”, tha ai për një gazetë, duke shpjeguar se merrte 15 dollarë për orë dhe një shtesë prej 3% komision, gjatë periudhës 3-mujore të tij si i punësuar.
Sipas dokumenteve të publikuara në Mail Online nga Groom, ai ishte shitësi kryesor në dyqan, duke shitur plot 39,315 dollarë, vlera e mallrave, në javën e tij më të suksesshme në punë.
Megjithatë, pavarësisht suksesit të tij si shitës i zellshëm, ai kuptoi se paga e tij nuk mjaftonte të mbështeste ish-gruan e tij dhe binjakët 4-vjeçarë në qytetin e shtrenjtë të New York-ut.
Vetëm 2 javë pasi kishte publikuar foton e pagës së tij, menaxheri i burimeve njerëzore të Lacoste, e informoi atë se kompania do ta shkarkonte, sepse fotoja shkeli marrëveshjen e tyre të konfidencialitetit..botasot
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Publikon pagën, ankohet për jetën e shtrenjtë, shkarkohet Empty Re: Publikon pagën, ankohet për jetën e shtrenjtë, shkarkohet

Sun 11 Aug 2013 - 22:38
I mori meqaf njerezit virtuali hahahaha dhe ky sa buf,publikon rrogen ne rrjet social dhe ankohet.e ka kerkuar vet ky,sic duket i esht merzit puna
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi