Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mimoza në formë të mirë edhe për krijimet e radhës Empty Mimoza në formë të mirë edhe për krijimet e radhës

Thu 3 Feb 2011 - 14:52
Sa herë që na rastisë ta takojmë apo shohim në një klip televiziv, gjithnjë pasojnë komente nga më të mirat për duk
jen e saj.Është njëra nga këngëtaret e cila rëndësi të veçantë i kushton jo vetëm grimit, fustaneve apo rregullimit të flokëve. Një trup mjaft në formë ka gjithnjë. “Te ne është pak më e vështirë, por
mundohem që të mbaj këtë ritëm me ushqim, por edhe ushtrime të kohë pas kohe.Dieta nuk mbaj kurrë. Por, edhe lindja e bën të vetën. Është një ligj, i cili thotë se femra duhet të jetë me barrë, të lindë fëmijë e të freskohet”, shprehet për “Infopress” këngëtarja Mimoza Mustafa, ndërsa rrëfen njëkohësisht edhe angazhimet rreth muzikës e krijimeve të radhës, të cilat do të pasojnë shumë shpejt.E vlerëson si një fi llimvit pasiv sa u përket angazhimeve muzikore, por mohon një shkëputje nga bota e artit. Ani pse aktualisht nuk është duke realizuar ndonjë këngë të re, në fi llim të pranverës, këngëtarja Mimoza Mustafa e ka në plan të lansojë një tjetër këngë, së cilës patjetër se do t’i realizojë edhe klip. “Është një fi llimvit më pasiv, por kjo vjen për faktin se është sezoni i dimrit dhe zakonisht në këtë kohë pasivizohet puna e sidomos muaji janar është më i ‘vdekur’.
Por, me përmirësimin e kohës, vjen dhe disponimi për të punuar e angazhuar më shumë, kështu që do të ketë më shumë të reja. Jam duke menduar për këngët e radhës. E vërteta është se kënga nuk bëhet as për një ditë e as për një javë. Duhet angazhim më i madh”, pohon Mimoza, ndërsa bën me dije edhe për llojin e këngës që ajo ka në plan ta lansojë.
Gjatë pranverës, kur edhe gjithçka gjallërohet…
“Dua të bëj një këngë e një klip të ri, e dikur kah pranvera të bëj edhe promovimin e klipit. Zakonisht bashkëpunoj me Darko Dimitrov, regjisorin nga Maqedonia, e klipet gjithnjë i bëj me ‘Labia’- n. Pra, edhe kësaj radhe mendoj të bashkëpunoj me të njëjtit bashkëpunëtorë”, tregon këngëtarja.
Javë më parë, ajo bashkë me bashkëshortin e saj, këngëtarin Shkumbin Kryeziu, lansuan një duet, të cilin e titulluan “Trenat pa binarë”. Thotë se është ndarë shumë e kënaqur me krijimin e fundit, ndërsa komentet e mira nga familjarët e miqtë e bën të ndjehet edhe më mirë me gjithçka që realizuan. “Unë jam e kënaqur, sidomos me këngën.
Kënga është shumë e bukur, ndërsa teksti është edhe më i bukur, të cilin e ka shkruar Aida Baraku. Edhe rreth klipit kemi bashkëpunuar me bashkëpunëtorë të njëjtë, kështu që ata e dinë se çka duam. Mendoj se ka dalë shumë mirë.
Komentet kanë qenë shumë të mira. Gjithmonë është një dëshirë e madhe, si nga familja, të afërmit e fansat që të vijmë më shpesh në bashkëpunim me Shkumbinin. Kam marrë komente shumë të mira edhe sa i përket pamjes sime dhe fustanit, të cilin e ka dizajnuar Valdrin Sahiti. Mendoj që ka dalë diçka serioze”.
Dieta, asnjëherë
E kur jemi te dukja, ajo gjithnjë është vlerësuar për një veshje, dukje, por edhe trup të veçantë e të mbajtur mirë. Për veshjen e grimin sigurisht që janë njerëzit kompetentë me të cilët bashkëpunon gjithnjë, por kur e pyesim se ku është sekreti i linjave të saj, ajo thekson se: “Mundohem, ndonëse ne nuk mund të krahasohemi me yjet botërore dhe kushtet e tyre.
Tek ne është pak më e vështirë, por mundohem që të mbaj këtë ritëm me ushqim, por edhe ushtrime të kohë pas kohe. Dieta nuk mbaj kurrë. Por, edhe lindja e bën të vetën. Është një ligj, i cili thotë se femra duhet të jetë me barrë, të lindë fëmijë e të freskohet.
Është pak e mundimshme, por ia dal shumë mirë në krye. Kam një lloj fi tnesi të vogël në shtëpi, por edhe ecjen e preferoj shumë, për çfarë edhe dal shpesh në Gërmi. I kushtoj rëndësi trupit, për aq sa mundëm”, tregon për fund ajo./Infopress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi