Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mimoza: “Nuk dua lidhje serioze” Empty Mimoza: “Nuk dua lidhje serioze”

Mon 3 May 2010 - 1:34

Mimoza Krasniqi nuk harrohet let për bukurinë por edhe për karakterin e saj. E ndrojtur dhe fjalëpakë por që nuk ta linte paq nëse përpiqeshe ta vendosje në vështirësi.
Gjendet aktualisht në Gjakovë ku jeton me familjen e saj me planet për të filluar si modele në Nju Jork. Një ëndërr e bukur që nuk ka pse të mos bëhet realitet për vajzën 21 vjeçare. Oferta për t’u paraqitur në një agjenci mode i është bërë e mundur nga e motra e saj Leonita, e cila jeton në Gjermani, e cila ka krijuar kontaktet e duhura.
Agjencia e ka pëlqyer dhe beson se tiparet e ëmbla ta saj janë të përshtatshme për fotot e katalogëve të modës. Kështu hapat e parë të Mimozës do të jetë Gjermania ku kompania amerikane ka edhe një degë të sajën.
Asaj nuk i pëlqen ende të flasë shumë për këtë se me të drejtë thotë “që nuk i ka ardhur ende koha derisa të kem në dorë një kontratë konkrete”. Mban të fshehtë kohën kur do të nisë si dhe emrin e agjencisë publicitare që e ka përgjedhur.
Ndërkohë që ka nisur të merret me dokumentacionin e nevojshëm për t’u larguar nga Kosova, jetën e ndan me familjen e saj, prindërit, motrat dhe vëllai me të cilët është shumë e lidhur. “Kam filluar të pijë edhe ndonjë cigare” tregon Mimoza duke qeshur. “Nuk e mësova për 100 ditë në shtëpinë e BB2 ku shpesh mërzitesha e ditët dukeshin shumë të gjata e pambarim”.
Këtë edicion të Big Brotherit që sapo ka rinisur thotë se nuk ka shumë kohë që ta shohë, “por kur gjej rastin më pëlqen e jam kurioze. Më vjen mirë që edhe shumë të rinj të tjerë kanë mundësinë ta shijojnë aventurën që provova dhe unë me shumë kënaqësi”.
e motrat është veçanërisht e lidhur. Ato e kanë shoqëruar sa herë vjen në Tiranë dhe janë “këshilltaret” e saj më të mira. E është e natyrshme kur dimë se e kanë më të voglën e familjes. “Ato janë gjithmonë pranë meje dhe përpiqen të më ndihmojnë në çdo gjë. Ne si familje jemi të gjithë të lidhur shumë ngushtë me njëri tjetrin”.
Kur e pyet Mozën sesa ndikojnë të motrat në vendimet e saj ajo saktëson se “bashkarisht kalojnë shumë mirë por unë jam e pavarur. Kështu kam qenë dhe vazhdoj të jem. Askush s’më pengon ta bëj jetën time si të dëshiroj sepse kanë besim të plotë tek mua. Nuk më shikojnë si më të voglën, saktëson Mimoza. “Tashmë kam mësuar edhe unë disa gjëra nga jeta dhe di të mirëpres çdo gjë që ajo do të më ofronte, por natyrisht ata nga ana e tyre vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe interesim të madh për mua.
Ajo tregon se është ndjerë e lumtur për fejesën e vëllait të saj. “Kam vetëm një vëlla e ndaj lidhja e tij më lumturon”, thotë. Ndërkohë në pritje të planeve të reja përpiqet të argëtohet me shoqërinë. “Shpesh dal edhe nga Gjakova në qytete të tjerë të Kosovës. Më pëlqen të ndryshoj ambient që të mos më mërzitet edhe Gjakova. Kisha në mendje të realizoja edhe një projekt muzikor, një këngë, por tani që ka dalë mundësia për në Gjermani e pastaj në Nju Jork e kam lënë për momentin se nuk do të ishte mirë të bëja disa gjëra në të njëjtën kohë. Duhet përkushtim për të realizuar diçka me sukses. Në një të ardhme do ta mundësoj një këngë sepse muzikën e kam pasion”.
Sentimanetalisht vazhdon të jetë ende e vetme edhe pse pas Big Brotherit është vënë shumë në qendër të vëmendjes e natyrisht edhe të meshkujve. “Vazhdoj të jem singëll pasi për momentin nuk dua të kem një lidhje serioze.
Dua ta shijoj jetën time e të arrij qëllimet e mia pastaj kur gjërat të fillojnë e të sistemohen e të kenë vendin e vet do të mendohem edhe për këtë punë”, thotë Mimoza duke vënë buzën në gaz.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi