Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Realiteti i Yllka Kuqit Empty Realiteti i Yllka Kuqit

Thu 10 Feb 2011 - 19:50
Kënga “Dhe të dua ty” ka një histori dhe domethënie të veçantë për mua. Është kompozuar nga Astrit Pallaska, i cili kishte menduar të ma bëjë dhuratë dhe njëko
sisht të më propozojë fejesën me këtë këngë.Andaj kur erdhëm në Tiranë për ta orkestruar te Shpëtim Saraçi, festuam edhe fejesën dhe gjithmonë ky do të mbetet një kujtim i bukur për ne. Teksti i kësaj këngë është shkruar nga Jorgo Papingji, të cilin e falënderoj shumë për ato fjalë aq të bukura, aq magjike, të cilat më mund
ësuan mua t’i jap shpirt këngës.Cilat janë të rejat e fundit të Yllka Kuqit?E reja është se kam realizuar një këngë, të titulluar “Realitet”, për të cilën kam bashkëpunuar me Florent Boshnjakun dhe Arsim Bunjakun.

A keni menduar t’i bëni klip kësaj kënge?Edhe për klipin jemi duke punuar dhe, nëse punët shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar, besoj se në muajin mars videoklipi do të transmetohet nëpër televizionet tona.Vitin e kaluar keni realizuar edhe një këngë me duet, e cila është pritur shumë mirë. Na flisni diçka për atë këngë?Kënga “E jotja s’jam” është kompozuar dhe orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e kam shkruar vetë. Kjo është kënga ime e 12-të prej kohës kur kam filluar të merrem me muzikë, e me muzikë merrem profesionalisht nga viti 2002. E veçanta e këngëve të mia është se të gjitha janë të realizuara si single, kurse disa prej tyre janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme.

Titulli i këngës “E jotja s’jam” duket se i kushtohet dikujt?

Kënga në përgjithësi kur punohet nuk ka si personazh një person apo dy, mirëpo përfshin një grup njerëzish të cilët ndajnë të njëjtin preokupim, në këtë rast kënga “E jotja s’jam” ka lojën që zhvillohet ndërmjet vajzave dhe djemve, apo një vajze që luan me djemtë, vajza lajkatare që luan me të gjithë dhe në fund vendos vetë se kujt i përket dhe në fakt nuk i përket askujt, përveç vetes, dhe gjithë ajo lojë përfundon aty ku vajza vendos siç fillon, atëherë kur vajza dëshiron.

Keni qenë njëra nga këngëtaret që ju kemi parë çdo të premte në emisionin “Oxygen”, mirëpo kohët e fundit nuk ju shohim më?

Në emisionin “Oxygen” nuk jam që nga muaji gusht i vitit të kaluar, por ka qenë një ndër përvojat më të mira të miat, sepse kam punuar me një staf të mrekullueshëm dhe normalisht edhe me Besimin si udhëheqës.

Jeni ndër këngëtaret më të mira që ka Kosova. Mund të na tregoni se kush ju ka shtyrë që të bëheni këngëtare?

Këtë rrugë e kemi bërë bashkë me Astritin, i cili është i fejuari im dhe bashkëpunëtori më i ngushtë edhe në muzikë. Kemi kaluar bashkë momentet e bukura dhe të vështira që ka kjo rrugë dhe jemi munduar ta ruajmë shpirtin, i cili është më i rëndësishmi dhe pasuria më e madhe, që njëkohësisht gjatë kësaj rruge mund edhe të thyhet dhe të tjetërsohet lehtë. Ka pasur edhe shumë njerëz të tjerë që më kanë përkrahur vazhdimisht, duke u nisur nga familja e deri te të gjithë të tjerët, kolegë artistë, miq dhe të afërm dhe në mënyrë të posaçme publiku që gjithmonë ka qenë vlerësuesi më korrekt dhe i paanshëm.

Pa dyshim se kënga “Dhe të dua ty”, të cilën e keni bërë në duet me Ardit Gjebrenë, do të mbetet gjatë në kujtimin e gjithkujt. Mund të na tregoni si lindi ky bashkëpunim?

Kënga “Dhe të dua ty” ka një histori dhe domethënie të veçantë për mua. Është kompozuar nga Astrit Pallaska, i cili kishte menduar të ma bëjë dhuratë dhe njëkohësisht të më propozojë fejesën me këtë këngë. Andaj kur erdhëm në Tiranë për ta orkestruar te Shpëtim Saraçi, festuam edhe fejesën dhe gjithmonë ky do të mbetet një kujtim i bukur për ne. Teksti i kësaj këngë është shkruar nga Jorgo Papingji, të cilin e falënderoj shumë për ato fjalë aq të bukura, aq magjike, të cilat më mundësuan mua t’i jap shpirt këngës. Me këtë këngë konkurrova në festivalin “Kënga magjike 2004” që mbahej në Kosovë. Arditin nuk e njihja personalisht, nuk isha takuar asnjëherë më parë me të, por ai dhe muzika e tij ishin diçka shumë e afërt për mua. Me t’u pranuar kënga në festival, Arditin e takova rastësisht dhe më la të kuptoj se kënga i kishte pëlqyer, andaj u gëzova shumë. Kjo këngë u prit shumë mirë. Këtë e dëshmuan duartrokitjet e publikut dhe votuat e kolegëve të mi, me të cilat fitova vendin e dytë dhe çmimin “Vokali më i mirë”. Pastaj Arditi ishte i ftuar në një shou televiziv në RTV 21 dhe më ftoi për ta kënduar së bashku këtë këngë në duet dhe ta promovojmë si të tillë në një shou televiziv në RTV 21, ku Arditi ishte i ftuar.

Çka mund të presim nga ju në të ardhmen?

Kam shumë plane, prej të cilave në disa jam duke punuar, por ia lëmë kohës për t’i zbuluar./kosova sot/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi