Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ëndrrat dhe realiteti  Empty Ëndrrat dhe realiteti

Thu 12 Jan 2012 - 22:15
Realitetin e konsiderojmë shpesh si diçka konkrete dhe ëndrrat si diçka abstrakte. Mjaft njerëz pavarësisht realitetit të ashpër, gjejnë pak kohë të ëndërrojnë dhe në shumë raste nuk e humbin shpresën se ëndrrat e tyre mund të jenë vërtëtë nje zanafillë për tu bërë realitet. Sipas disa zbulimeve të botuara nga psikologia Hazel Markus e Universitetit të Michganit, “ëndërrat ditore”ose përfytyrimi, duket se është një pjesë integrale e mënyrës se si e perceptojmë ne veten tonë, përparimin tonë në të ardhmen dhe rolin tonë në Univers. Ënddrat e ashtuquajtura “me mendje dhe syhapur” mund të na ndihmojnë për të përballuar të pranishmen dhe për të kontrolluar më mirë të ardhmen dhe ne mund ta shtrijmë këtë kontroll deri në ëndërrat tona. Për ata që janë të interesuar të shikojnë se si funksionon vizioni ose përfytyrimi ose për ata që thjesht duan ta vënë në provë atë që pretendohet këtu, Markus ofron metodën e mëposhtme. 1. Mendoni atë që ju nuk doni të ndodhi. Përfytyroni gjëndjen më të rëndë në të cilën ju mund të hyni ose të ndodheni. Prezantimi juaj me atë që ju keni frikë më shumë nuk duket se do t′i përmirësojë gjërat, por ju ndihmon juve që të analizoni atë që ju nuk doni t′ju ndodhi në asnjë mënyrë. Kjo është, kuptohet, më mirë se sa të jetoni nën hijen konstante të një pasigurie të mjegullt dhe nën frikën e së panjohurës. 2. Tani analizoni situatën tuaj aktuale. Vlerësoni potencialin tuaj, aftësitë dhe drejtimin aktual në jetë. 3. Përfytyroni fuqishëm veten tuaj siç do të dëshironit të bëheshit. Përpunojeni këtë ′vetë′ sa më shumë që të jetë e mundur. Jepini sa më shumë realizëm që mundeni. Bëjeni përfytyrimin të gjallë dhe specifik. Imagjinoni se si do të dukeshit, se si do të ndjeheshit dhe se si do të vepronit po të realizohej ëndërra juaj. Familjarizimi me synimin tuaj do të tentojë të ushqejë suksesin. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi