Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Realiteti dhe sfidat e shqiptarëve. Kufiri me Greqinë Empty Realiteti dhe sfidat e shqiptarëve. Kufiri me Greqinë

Sun 15 Apr 2012 - 23:23
E themeluar muajin e kaluar me President Nderi Ismail Kadarenë, Akademia Shqiptare e Artit dhe e Shkencave ka mbajtur të parin forum publik mbi realitetet dhe sfidat eshqiptarëve.Studiuesi Ksenofon Krisafi ka theksuar:"Të dhënat që dolën nga kabllogramet dhe nga informacionet e tjera tëpublikuara pas nënshkrimit të marrëveshjes, vërtetuan zyrtarisht se marrëveshja shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës, u pranua në mënyrë të pashpjegueshme nga udhëheqja shqiptare dhe u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë profesionale nga grupi negociator shqiptar. Rezulton që negociatat kanë qenë thuajse formale dhe me një konspiracion thuajse të pajustifikueshëm. Kufiri shqiptaro-grek duhet riparë, por nuk duhet të preket kufiri shtetëror dhe kufiri shtetëror është kufiri që ndan ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale mes dy vendeve.Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009, nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkopetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi