- VizitorVizitor
Prifti: Gati ta lëshoj imunitetin
Tue 15 Feb 2011 - 15:19
15/02/2011 13:55
Ish-ministri i METE, Dritan Prifti ka deklaruar në mbledhjen e këshillit të rregullores, se është i gatshëm të heqë menjëherë dorë nga imuniteti.
“Së pari dua që të them për të gjithë ju se jam i gatshëm menjëherë të lëshoj imunitetin tim parlamentar, për t’i hapur rrugë hetimeve të prokurorisë. Jam gati të ndryshojmë Kushtetutën e Shqipërisë ku deputetëve t’u hiqet imuniteti njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Prifti.
Ish-deputeti i LSI-së ka sqaruar edhe cështjen e videos së dytë, e cila sipas mediave tregon përfshirjen e tij në një aferë korruptive.
Prifti ka bërë të ditur se videoja në fjalë është xhiruar nga vetë ai, për të denoncuar presionet agresive që sipas tij i ushtroheshin nga të mëdhenjtë.
“Së dyti dua të deklaroj se videoja për të cilën më akuzojnë është filmuar prej meje për të vërtetuar presionet, apo joshjet për korrupsion që janë bërë nga Ilir Meta. Filmimi me zëvendësministrin është bërë për të treguar gjërat që kam thënë dhe kjo video tregon pastër presionin që mua Meta më ka bërë. Në këtë video dalin një tufë faktesh të reja që provojnë atë që unë kam thënë. Ju them të gjithëve me garanci, se më duhet një seancë e vetme në prokurori për ta vërtetuar cështjen dhe që faktet janë të ndryshme”, ka pohuar Prifti.
Prifti ka theksuar se asnjëherë nuk e ka shpërdoruar detyrën dhe se është larguar nga posti i ministrit sepse nuk ka pranuar të firmosë ato që kërkonin “të fortët”.
Ai është shprehur se nuk do të tërhiqet nga publikimi i fakteve që faktojnë sipas tij korrupsionin në rangjet e larta të qeverisë.
“Garantoj të gjithë kolegët deputetë dhe opinionin publik se kjo goditje që bëhet ndaj meje do të sjellë një ngadalësi tek unë, por nuk do ta frenojë misionin tim për të bërë transparencë për drejtësinë. Nuk kam për t’u tërhequr asnjë minutë”, ka deklaruar Prifti.
Ai ka hedhur poshtë zërat se ka fshirë videon ku akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe ka sqaruar se atë e ka në kompjuterin e tij personal dhe se do ta publikonte në momentin e duhur.
“Disa janë përpjekur të thonë se unë e kam fshehur videon e zbuluar nga eksperti amerikan. Por kur kam dorëzuar mjetet në prokurori i kam sqaruar se në atë kamëra-orë ka pasur video të tjera të regjistruara, që për shkak të memories së vogël të asaj kamere janë fshirë për të xhiruar të reja. Unë e kam në arkivin tim këtë video për të cilën akuzohem dhe nuk kam pasur ndërmend për ta fshirë atë. Do ta publikoja në momentin e duhur”, ka nënvizuar Prifti.
Ai ka shtuar më tej se për shkak të publikimit të këtyre fakteve ndaj tij po ushtrohen presione dhe sulme që vijnë nga “paratë e pista”.
“Sulmet ndaj meje janë shumë mirë të orkestruara dhe bëhen për shkak të interesave ekonomike që unë kam cënuar duke denoncuar faktet deri më sot. Kam denoncuar zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, kontrabandë nafte dhe koncesione. Janë paratë e pista që po më sulmojnë. Me vete kam zotin, të vërtetën dhe faktet”, ka shtuar Prifti.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi