Homoseksualët, padi Tritan Shehut
Wed 23 Feb 2011 - 18:56
Një vit pas miratimit të ligjit për mosdiskriminimin, në zyrën e komisioneres për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kanë mbërritur 6 ankesa.
Koordinatori i Lëvizjes për homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët, LGBT Grup, Kristi Pinderi ka theksuar se një prej këtyre ankesave akuzon deputetin dhe nënkryetarin e komisionit të punëve dhe cështjeve sociale, Tritan Shehu për diskriminim.
“Ne kemi bërë një ankesë për një qëndrim homofob të zotit Tritan Shehu, që ka shprehur një diskriminim të hapur në komisionin për cështjet sociale dhe ato të shëndetësisë. Është kërkuar ballafaqim me Shehun, i cili ka deklaruar në mënyrë arrogante se ka imunitet”, ka deklaruar Pinderi.
Ligi për mbrojtjen dhe mosdiskriminimin ka për qëllim t’i sigurojë cdo personi, por edhe grupeve vurnerabël, si gratë, romët, personat me aftësi të kufizuar, apo edhe me orientim seksual të ndryshëm të kenë të drejtën për barazi përpara ligjit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi