Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emmy varroset e veshur me të bardha  Empty Emmy varroset e veshur me të bardha

Tue 1 Mar 2011 - 23:29
Këngëtarja Emmy, e cila vdiq dje pas goditjes nga ish-i dashuri isaj, biznismeni kosovar Aziz
Kelmendi, do të varroset sot ku edhe dot’i jepet lamtumira e fundit. Sipas mediave shqiptare, Emmy do tëvarroset e veshur me të bardha.Burime të gazetës Shekullithënë se Elsina Hidershaj, 22 vjeçe nga Skrapari, ndërroi jetë të hënënrreth orës 05:00, në reanimacionin e Spitalit Ushtarak për shkak të disafrakturave që kishte marrë në kokë nga përplasja me një shtyllë nërrugën pranë vendit ku ndodhet lokali i natës.Ndërkaq hetuesit kanë ndryshuar klasifikimin e ngjarjes nga “vrasjenë aksident nga pakujdesia” në “vrasje me dashje”. Një veprim i tillëështë kryer gjatë të dielës në mbrëmje nga hetuesit pasi gjatëverifikimit dhe vlerësimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes së tëhënës në mëngjes, kur Elsina Hidersha mbeti e vdekur pas një përplasjejenga një veturë e markës “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës.Sipas hetuesve të policisë fillimisht ishte dyshuar se vajza vetëkishte tentuar të ngjitej në veturën luksoze të biznesmenit kosovar,ndërsa në përpjekje e sipër kur ai po largohej vajza është rrëzuarndërsa është shkelur nga vetura.Nga hetimet e policisë dhe analizimi i fakteve, është zbuluar sebiznesmeni e ka përplasur me dashje ish-të dashurën e tij me makinë. Nga
hedhja e saj me forcë nga vetura, këngëtarja është përplasur me një
shtyllë. Nga kjo përplasje Hidersha mori plagë të rënda në kokë. Këto
rrethana e dëshmi të tjera rrëzuan versionin e biznesmenit të hoteleve
se ai nuk kishte dashur ta vriste vajzën, por se ajo ishte kapur pas
xhamit të tij dhe më pas ishte rrëzuar ndërsa ai nuk e kishte vënë re.
Sipas policisë, Kelmendi dyshohet në momentin e aksidentit të ketë
qenë në gjendje të dehur, pasi përplasi me veturën e tij ish-të dashurën
Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte. Kelmendi kishte qenë gjatë
mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës me të dashurën e
tij të re, në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari ishte e punësuar
si këngëtare. Kur ai u largua, Hidersha doli nga lokali, duke tentuar ta
takonte ndërsa sipas policisë ai e përplasi duke i shkaktuar asaj plagë
të rënda në kokë, ndërsa dje ajo ndërroi jetë në spitalin ushtarak.
Ish-i dashuri i këngëtares Emmy, Aziz Kelmendi, 47 vjeç, nga Kosova
dyshohet të ketë qenë i dehur në kohën kur ka përplasur këngëtaren Emmy.
Ai pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”,
raportojnë mediat shqiptare.
Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe
Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse
të dua ty”, “Rastësisht u pamë”, “A ma jep”, etj. /Telegrafi/
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Emmy varroset e veshur me të bardha  Empty Re: Emmy varroset e veshur me të bardha

Wed 2 Mar 2011 - 0:17
qofte i lehte dheu per te e te rrojme vete.....mgushellime familjes megjithse shkrimi ka shume per te komentuar nuk po e bej ne kete rast ne respekt te ndjeres...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi