- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Kosovë, gratë në protestë
Tue 8 Mar 2011 - 21:04
Femrat kosovare në Ditën Ndërkombëtare të Gruas me anë të kësaj proteste kërkuan të drejtat e tyre.
Kërkesa kryesore e femrave kosovare kësaj radhe ishte fokusuar në mungesën e sigurimit shëndetësor.
Rrjeti i Grave të Kosovës, por edhe organizatat të tjera të shoqërisë civile, kërkuan nga qeveria dhe Kuvendi, vëmendje ndaj femrave dhe në të njëjtën kohë sigurimin shëndetësor nga ana e shtetit.
“Në kërkojmë sigurim shëndetësor, një shëndetësi efikase, një shëndetësi më cilësore, sepse mungesa e tyre po e varfëron çdo ditë Kosovën. Shëndetësia është shndërruar në biznes ku askush nuk interesohet për biznesin, por më me rëndësi janë paratë. Për të shpëtuar jetën, familjarët detyrohen të shesin toka dhe shtëpi”, deklaroi Igballe Rogova, përfaqësuese e Rrjetit të Grave të Kosovës.
“Natyra e bëri gruan më të brishtë, prandaj edhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë vërtetë të ndjeshme, në aspektin e gjinisë, duke promovuar një qasje më aktive dhe jo reaktive ndaj shëndetit të gruas”, theksoi Skënder Syla, përfaqësues i OBSH-së.
Në anën tjetër, sheshet e kryeqytetit kosovar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kishin marr një panoramë tjetër.
Buqetat me lule ishin dhuratat më të preferuara që qytetarët blinin për më të dashurat e tyre.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi