Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, pensionistët në protestë Empty Kosovë, pensionistët në protestë

Fri 25 May 2012 - 19:21
Kushtet e rënda të pensionistëve kosovarë shtynë këta të fundit të dalin në protesta masive. Me 45 euro pension të pleqërisë dhe me 80 euro pension të punës, ata thonë se nuk po arrijnë të blejnë as ilaçet e nevojshme.

“Unë e kam gruan sëmurë. Pensioni s’po na del as për të blerë barna, e jo më për ushqim. Mua kur më pyesin, më vjen rëndë të them se pensionin e kam 80 euro”, thotë Sadedin Mejzini.

Për më tepër, shpesh herë pensionistët ndihen të fyer kur nuk arrijnë të paguajnë as energjinë elektrike dhe as ujin.

Ata fillimisht u mblodhën para Qendrës së Pensioneve dhe më pas vazhduan protestën edhe para ndërtesës së Kuvendit. Ata kërkuan ngritjen e pensioneve, në të kundërt kërcënuan me greva dhe protesta të pandërprera.

“Kërkojmë angazhim maksimal të sindikatës për ndryshimin e gjendjes, që është përkeqësuar me ndryshimet e skemave pensionale në vitin 2002. Me 45 euro për pensionin e pleqërisë dhe me 80 euro atë të punës, ne nuk po ia dalim”, tha një prej protestuesve.

Në të njëjtën kohë në të gjitha qendrat komunale nëpër Kosovë janë mbajtur protesta të ngjashme. Pensionistët taksapagues janë rreth 61 mijë persona, që marrin 80 euro në muaj. Ndërsa nga 45 euro pension të pleqërisë marrin rreth 121 mijë pensionistë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi