- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Korcë, rikthehet konsulli grek
Tue 8 Mar 2011 - 21:28
Konsulli grek Theodhoros Ikonomus është kthyer në qytetin e Korcës, prej nga ishte larguar pas deklaratave nacionaliste.
Ikonomus ka zhvilluar menjëherë një mbledhje me stafin e konsullatës, ku ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë.
Pak kohë më parë, Ikonomus, i shoqëruar nga disa politikanë grekë, deklaroi se qyteti i Korcës është Vorio Epir.
Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Shumë politikanë, të majtë e të djathtë, kërkuan dëbimin e tij nga vendi.
Për këto deklarata, Ikonomus u tërhoq në Athinë nga Ministria e Jashtme greke, e cila mesa duket ka pritur qetësimin e ujërave për ta kthyer në Korcë.
Me rikthimin e konsullit grek shërbimet konsullore të cilat kërkonin vulën e titullarit janë hapur sërish për qytetarët, pas një bllokimi prej të paktën tre javësh për shkak të mungesës së tij.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi