Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konsulli grek nuk dorëzohet Empty Konsulli grek nuk dorëzohet

Sun 20 Feb 2011 - 15:33
Konsulli grek nuk dorëzohet Konsulli-grek
Vetëm disa orë pasi është thirrur në Ministrinë e Jashtme greke, ku sipas burimeve diplomatike i është komunikuar heqja nga detyra, konsulli grek i Korçës, Theodhoros Oikonomou, deklaron në intervistën e tij të parë për shtyp, se nuk tërheq aspak deklaratat e tij publike për grekët dhe vllahët e këtij qyteti. (UPDATE)
Sipas kësaj interviste ekskluzive dhënë uebsajtit nacionalist “niazoume.net”, një faqe elektronike që mbështet luftën për Maqedoninë Greke dhe Vorioepirin, ai zbulon shkaqet e largimit të tij nga detyra, të cilat janë përdorimi i fjalës “grekë” dhe “Vorioepir”.

“Kam bërë detyrën time. As nuk i tërheq dhe as nuk kam për t’i tërhequr ndonjëherë ato që kam thënë për grekët dhe Vorioepirin. E kisha të ndërgjegjshme atë çka bëja. Isha në Vorioepir dhe veprova me këtë mënyrë”, shprehet ai.

Edhe pse ndodhet tashmë në Athinë, Oikonomou që krahasohet nga intervistuesi me një politikan, hero dhe luftëtar të përpjekjeve për Maqedoninë greke në fillim të shekullit të kaluar, përfiton nga rasti t’u bëjë përsëri thirrje “voriopiriotëve” të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë duke deklaruar kombësinë e tyre të vërtetë, si një shans të fundit për ta.

“Nuk kërkojme tokat, por njerëzit dhe të drejtat e tyre. Dhe ata njerëz atje janë grekë që u bëhet presion nga shqiptarët dhe nga çamët”, deklaron ai.

Ish konsulli grek i Korçës ka komentuar edhe qëndrimin e Athinës zyrtare dhe të ambasadorit grek në Tiranë duke u bërë thirrje të mos fshihen, por të flasin për Vorioepirin apo për rastet kur digjet flamuri grek para Ambasadës në Tiranë.

Duke mbyllur intervistën, ai ka bërë edhe një paralelizim me sjelljen diplomatike të Athinës përballë turqve të Trakës.

“Çfarë më shumë kam thënë unë për grekët e Korçës sesa ato që deklaron orë e çast konsulli turk në Trakë? Atë e lejojnë të thotë ç’të dojë, kurse mua më heqin nga detyra”, përfundon Oikonomou.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi