Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Kosovë, vrasja e fëmijës, asnjë i arrestuar Empty Kosovë, vrasja e fëmijës, asnjë i arrestuar

Sat 12 Mar 2011 - 19:53
Kosovë, vrasja e fëmijës, asnjë i arrestuar Mitrovice-policia-aPo bëhet një javë nga vrasja e fëmijës Leutrim Musliu nga fshati Uglar i Gjilanit, ndërkohë që Policia e Kosovës ende nuk ka kapur ndonjë të dyshuar për vrasjen.
Megjithatë, sipas zyrtarëve policorë, cështja po hetohet me shumë përparësi dhe se së shpejti pritet të behën publike analizat balistike.

Sabrie Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës bëri të ditur se policia po vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe bastisjen e disa shtëpive të banorëve serbë në fshatin Pasjan, të cilët po akuzohen nga familjarët e viktimës për vrasjen e fëmijës.

Ndërkohë, ndaj dy qytetarëve serbë të arrestuar dhe të liruar tashmë nga policia, do të vazhdojë procedura gjyqësore. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, e cila sipas Kodit Penal përbën vepër penale.

Vrasja e mistershme e 13-vjecarit Leutrim Musli ka ndodhur javën e shkuar në malet e fshatit Uglar të Gjilanit, i cili gjendet në afërsi të fshatit Pasjan, i banuar me serbë. Vrasja kishte ndodhur kur fëmija së bashku me të atin kishin dalë në mal për të prerë dru.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi