Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Turizëm mes mbeturinave Empty Turizëm mes mbeturinave

Mon 14 Mar 2011 - 21:17
Turizëm mes mbeturinave RRUGA-ME-MBETURRruga që lidh gjithë zonën e bregut nga Saranda në Vlorë edhe pse është ndërtuar e re, paraqet probleme shumë të mëdha.


Në dalje të qytetit të Sarandës, qyteti që synohet të jetë vendi më i vizituar nga turistët, veçanërisht ata të huaj, është një zonë 3 kilometra e gjatë e mbushur me mbeturina.

Ky aks rrugor në dalje të qytetit të Sarandës është hyrja kryesore për në rrugën bregdetare dhe të çon drejt destinacioneve më të lakmuara turistike si Lukova, Qeparoi, Himara dhe gjithë plazhet e bregut të Jonit.

Buzë këtij aksi derdhen çdo ditë qindra metra kubë mbetje urbane dhe plehra të qytetit të Sarandës dhe komunës së Lukovës.

Ndotja ka arritur përmasa shqetësuese, ndërsa situatën nuk po e ndal askush prej vitesh.

Në Bashkinë e Sarandës nuk është përgjigjur askush për këtë problem, ndërsa jashtë kamerave kemi mësuar se është kërkuar ndihma e ushtrisë për të ndërhyrë për zhvendosjen e mbetjeve në një zonë tjetër.

Megjithatë specialistë të mjedisit duke gjykuar nga volumi i inerteve dhe përmasa e ndotjes, mendojnë se kemi të bëjmë me një emergjencë mjedisore me efekte serioze për imazhin turistik të zonës.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Turizëm mes mbeturinave Empty Re: Turizëm mes mbeturinave

Mon 14 Mar 2011 - 22:23


Mos e shqetësoni Qeverinë se vetëm për të tilla e çon zërin!...

Kulmi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi