Elbasan, vrasje e dyfishtë
Fri 18 Mar 2011 - 21:00
Një vrasje e dyfishtë brenda familjes ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit. 27 vjeçari, i identifikuar si Leonard Lekaj dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesë nënën dhe motrën e tij. (UPDATE)
Nga të dhënat paraprake të policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nentori” ku 27 vjeçari ka lënë të vdekur në vend motrën Leonora Lekaj, 40 vjeç, dhe nënën e tij Donika Lekaj, 62 vjeç.
Krimi është bërë në orët e para të mëngjesit dhe më pas 27 vjeçari është munduar që të largohet në drejtim të paditur.
Megjithatë ai nuk ka mundur që të fshihet dhe si përfundim ka vendosur që të vetëdorëzohet në polici.
Fqinjët e tyre, pranojnë pas kamerave se në familjen Lekaj gjithmonë kishte mosmarrëveshje dhe ata shprehen se mbrëmë kanë dëgjuar një tjetër debat.
Donika Lekaj jetonte se bashku me fëmijët e saj pasi prej kohësh ishte divorcuar nga bashkëshorti.
Menjëherë në vendngjarje janë gjendur forca të shumta policie për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi