Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Fri 1 Feb 2013 - 11:47
Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë 20
“Nisën të ziheshin sërish. Që të tre, Engjëlli, Sokoli dhe Giulia, kush e kush bërtiste më shumë. U grinë me fjalë.
Engjëlli nisi të dridhej dhe shkoi e mori një thikë. Nisi t’i kërcënonte se do t’i vriste. Atëherë mora urgjentisht telefonin në dorë, duke vrapuar jashtë apartamentit. Dera nga brenda u mbyll automatikisht. Njoftova direkt policinë, por teksa ata po ngjiteshin me ashensor, u dëgjuan krisma. Nga brenda dëgjova Giulian që i thirri në emër djalit: Sokol! Pastaj menjëherë erdhi breshëria tjetër. Shtanga…”.


Kështu e tregon historinë e familjes së saj Rajmonda nëna e djalit 27-vjeçarë të ekzekutuar me plumb nga babai dy ditë më parë.
Rajmona pranon se që në fillim, kur çifti është kthyer nga Italia në Shqipëri, Engjëlli dhe Giulia nuk kanë shkuar mirë bashkë.
Sipas saj, shkak ishte sjellja e nuses 24-vjeçare qëkur shkoi të jetonte me ta: “Nuk bënte asnjë punë në shtëpi, vërdallosej kot, pinte cigare, i linte bishtat kudo, ishte e paedukatë, ekstravagante dhe kur Engjëlli nisi ta kritikonte me shumë dashamirësi, ajo ia ktheu me të shara në italisht. Pavarësisht se Engjëlli nuk e dinte mirë italishten, të sharat i kuptoi dhe kështu nisën të ziheshin. Filloi që ta shante edhe im shoq, derisa nuk kuptohej më se kush ofendonte më shumë. Me të bërtitura”.
Më pas kryefamiljari i ka kërkuar të birit, Sokolit, që të ndahet me Giulia-n, ose, në të kundërt, të shkojë të jetojë me atë në një tjetër shtëpi.
Sokoli e ka kundërshtuar të atin si për ndarjen, duke e kërcënuar se pse ia ka sharë gruan, ashtu edhe për transferimin.
Pas debateve të tilla sherri më pas ka degjeneruar deri në krim kur babai me një armë ka qëlluar si fillim mbi trupin e djalit të tij dhe më pas mbi atë të nuses./alb-observer.com/
Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Giulia_baldassarriVrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Sokol-ucaj-giulia-baldassarri2
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Fri 1 Feb 2013 - 12:26
Tragjedia familjare në Elbasan, mediat italiane shkruajnë për ngjarjen
Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë 14
Tragjedia familjare në Elbasan është pasqyruar edhe në mediat italiane pasi një prej viktimave ishte një 24-vjeçare italiane.

Autor i ngjarjes, shkruan “Il Leggo” që ka botuar edhe nje fotografi te viktimes, ishte babai i 27- vjeçarit nga Shqipëria, Sokol Ucaj, Engjëll Ucaj.
Sipas raporteve paraprake, “Il Leggo” shkruan se ngjarja ndodhi pasi babai i djalit nuk preferonte praninë e vajzës italiane në shtëpinë e tij, dhe përkrah djalit të tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë është përcjellë tek familjarët italianë nëpërmjet ambasadës italiane që ndodhet në Shqipëri./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Fri 1 Feb 2013 - 16:10
Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Untitled-2-474x298
Flet Rajmonda Uçaj, gruaja e vrasësit të dyfishtë.
“Si i vrau im shoq djalin e nusen për pronësinë e shtëpisë”
“Sokoli donte të na përzinte nga shtëpia, por ne kishim paguar 1 milion lekë”
Autori i krimit të dyfishtë, Engjëll Uçaj dëshmon para grupit hetimor mbi dinamikën e ekzekutimit
Babai: Sherret për nusen italiane.
“Para se të vinte Giulia, mes meje e Sokolit s’ka pasur konflikt”
Policia: Sokoli firmosi që s’do ta rrihte më babain.

Nga katër anëtarë familjeje që zihe-shin çdo ditë për pronësinë e shtëp-isë, vetëm Rajmonda ka mbetur aty. Bashkëshorti i saj, Engjëll Uçaj, ndodhet në burg, ndërsa i biri Sokoli dhe gruaja e tij italiane Giulia Baldassari, në varr. I vrau të dy me të njëjtën armë në korridorin e apartamentit për të cilën u grindën një vit rresht. Banesa ndodhet në katin e katërt, në lagjen “Sul Paprri”, pranë qendrës së Elbasanit. Është një pallat i ri, i ndërtuar në vitin 2007, atëherë kur familja Uçaj, e ardhur nga Laçi, është vendosur aty. Fillimisht ka banuar vetëm Rajmonda me Engjëllin, por prej një viti po jetonin bashkë me prindërit edhe Sokoli 27-vjeçar me Giulia-n 24-vjeçare, të cilën djali e kishte prezantuar si gruan e tij. Por deri në vdekje, italiania nuk u pranua kurrë si nuse shtëpie…
Vrasja
Rajmonda Uçaj i ka sytë nga dera e apartamentit. Për dy arsye. Aty ka gjetur pranë e pranë djalin dhe nusen e tij të larë në gjak, pasi i shoqi i ka “sharruar” me automatik; dhe sepse pret që t’i kthehet nga Italia djali i dytë, Klevisi. Ai vonon, ndërsa ceremonia e varrimit është në orën 16:00. Por deri në këtë orë, gruaja që tashmë ka mbetur e vetme pas krimit të dyfishtë në familje nga i shoqi, shfaq probleme të rënda shëndetësore. Gjendja e saj psikologjike duket tejet e rënduar dhe ndodhet vazhdimisht nën kujdesin e mjekëve. Një infermiere i rri gati me serum edhe në shtëpi. “Nisën të ziheshin sërish. Që të tre, Engjëlli, Sokoli dhe Giulia, kush e kush bërtiste më shumë. U grinë me fjalë. Engjëlli nisi të dridhej dhe shkoi e mori një thikë. Nisi t’i kërcënonte se do t’i vriste. Atëherë mora urgjentisht telefonin në dorë, duke vrapuar jashtë apartamentit. Dera nga brenda u mbyll automatikisht. Njoftova direkt policinë, por teksa ata po ngjiteshin me ashensor, u dëgjuan krisma. Nga brenda dëgjova Giulia-n që i thirri në emër djalit: Sokol! Pastaj menjëherë erdhi breshëria tjetër. Shtanga…”, tregon Rajmonda, që shpesh biseda i ndërpritet nga dhimbja e pafuqia. Më pas policia ka trokitur te dera duke thërritur me radhë emrat e Engjëllit, Sokolit dhe Giulia-s, pasi akoma nuk dihej nëse ishte vrarë njeri. Nga brenda është përgjigjur vetëm Engjëlli, duke i ofenduar policët. Kjo ka zgjatur vetëm pak sekonda, pastaj ka hapur derën dhe u ka zgjatur duart policëve. “Çfarë bëra kështu? Vrava djalin tim”, ka thërritur babai vrasës teksa është arrestuar në korridor, ndërsa Rajmonda ka vrapuar mbi trupin e djalit dhe nuses së tij, që rrinin shtrirë përmbys mbi njëri-tjetrin, ndërsa rrobat u qulleshin në gjak.
Sherri i vjetër
Rajmona pranon se që në fillim, kur çifti është kthyer nga Italia në Shqipëri, Engjëlli dhe Giulia nuk kanë shkuar mirë bashkë. Sipas saj, shkak ishte sjellja e nuses 24-vjeçare qëkur shkoi të jetonte me ta: “Nuk bënte asnjë punë në shtëpi, vërdallosej kot, pinte cigare, i linte bishtat kudo, ishte e paedukatë, ekstravagante dhe kur Engjëlli nisi ta kritikonte me shumë dashamirësi, ajo ia ktheu me të shara në italisht. Pavarësisht se Engjëlli nuk e dinte mirë italishten, të sharat i kuptoi dhe kështu nisën të ziheshin. Filloi që ta shante edhe im shoq, derisa nuk kuptohej më se kush ofendonte më shumë. Me të bërtitura”. Më pas kryefamiljari i ka kërkuar të birit, Sokolit, që të ndahet me Giulia-n, ose, në të kundërt, të shkojë të jetojë me atë në një tjetër shtëpi. Sokoli e ka kundërshtuar të atin si për ndarjen, duke e kërcënuar se pse ia ka sharë gruan, ashtu edhe për transferimin. Sipas 27-vjeçarit, banesa ishte blerë nga ai, me lekët e fituara në emigracion dhe nëse Engjëlli nuk e duronte dot nusen e tij, atëherë le të dilte ai nga shtëpia. Por Rajmonda thotë se edhe ata si prindër kishin dhënë para për të blerë shtëpinë. Më shumë se një milion lekë (të rinj) kishin paguar që në fillim për prenotimin, ndërsa më vonë edhe kishin kontribuuar për mobilimin e sende të tjera. “Sherret u shtuan përditë e më shumë. Hidh një fjalë, e prit një tjetër, derisa ja ku përfunduan. Hëngrën kokën e njëri-tjetrit”, thotë Rajmonda. Ajo nuk komenton nëse i biri ka ushtruar dhunë ndaj të atit, por kur ia përmend gjatë bisedës, vetëm shfryn nën vete.

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë 325-474x420

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë 424


Edituar për herë të fundit nga Ariana në Sat 2 Feb 2013 - 0:23, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 0:20
...e thashe edhe ne nje teme tjeter fjalen "kafshe" dhe po e them prap edhe per kete!

KAFSHE do te thote KA AFSHE pra kane afshe (avull) ne koke e nuk kane TRRU!

Keta nuk jane njerez, keta jane njerez te avulluar!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 0:24
Po le te birin mo qe e vrau po vajzen e huaj pse e mori ne qafe,eshte bija e dikujt e ajo qe i dhimbset sic kishte dhe ky djalin...hej zot i madh na rujt nga mende se kur bie ne depresion njeriu humb logjiken e s'di c'ben...
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 0:35
Thuaj c'deshi qe vrau djalin? Sepse vajza e huaj ashtu ashtu nuk i dhimset, por cdo njeri ka ato 5 minutat e tij jasht kontrollit, njeriu humbet ne ato momente nga nervat....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 0:48
BeSaa shkruajti:Thuaj c'deshi qe vrau djalin? Sepse vajza e huaj ashtu ashtu nuk i dhimset, por cdo njeri ka ato 5 minutat e tij jasht kontrollit, njeriu humbet ne ato momente nga nervat....

Po Besa nese s'ju dhimbs atij femija kujt tjeter do i dhimbset ,ai do e qaj prap po me vajzen e huaj c'deshte qe arriti e goditi edhe ate me pas...E merr me mend se cfare thuhet ne mediat Italiane per ne tash..

Me c'fare force e vrau femijen e vete e me pas ate te huajen nje zot e di...por thash mendja e njeriut shkallon ore ore e sdi cben...Edhe eshte per tu cuditur fakti tjeter qe policia ishte lajmeruar per keto zenka e i kish len prap te lire ata kur mbas dy oresh perfundoi ashtu si perfundoi....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 18:21
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për Engjo Uçajn, 65-vjecari që ekzekutoi mbrëmjen e 30 janarit djalin dhe nusen e tij, pas sherreve të vazhdueshme që kishin në familje.
“Dua të vras veten”,- ka deklaruar thellësisht i penduar në sallën e gjyqit 65-vjecari Engjo Uçaj. Në dëshmitë e tij para togave të zeza, ai ka rrëfyer se djali e dhunonte, ndërsa dyshonte që ai merrej me aktivitete kriminale.
“Djali ishte kthyer pas burgut në Itali. Dyshoja se merrej me elementë kriminalë. Të dashurën italiane dyshoj se e përdorte për grabitje” -është shprehur ai
Ai rrëfen me tej se “Djali na dhunonte për vdekje, grindeshim se i kërkonim të hiqte dorë nga rruga e keqe”.
65-vjecari ka shtuar më tej se armën me të cilën ka vrarë çiftin e kishte sjellë vetë Sokoli pak ditë para ngjarjes. “Po të mos i kisha vrarë, djali do të kishte bërë kasaphanë. Atë natë djali do kishte vrarë të paktën pesë vetë”, shton ai.

Ucaj e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ka pohuar se
“E vrava djalin, pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Nuk e di se si e bëra këtë vrasje. Ju thashë që djali më dhunonte sistematikisht, që nga dita që më solli në shtëpi nusen e tij, dhe më thoshte që kjo do të jetojë me ne. Jam penduar, se kisha vetëm një dritë sysh, ashtu sikundër jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava. Nuk di çfarë të them më shumë. Kjo ndodhi për një moment, dhe as vetë nuk e di se si e bëra me dorën time një gjë të tillë. Por ju them se djali më dhunonte sistematikisht” –ka deklaruar ai.
Fqinjë të familjes Llucaj u shprehën se Engjo Uçaj e shante vajzën italiane. “Ai i thoshte të birit se i kishte sjellë një prostitutë nga Italia, ndërkohë që djali e rrihte. Engjo ishte burrë i urtë dhe e kishte denoncuar më parë të birin në polici janë shprehur fqinjët.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 19:54
deri kurr ky primitivizam te ne shiptart
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Sat 2 Feb 2013 - 22:42
Sponsored content

Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë Empty Re: Vrasja e dyfishte në Elbasan, nëna: Djali me nusen donin të na merrnin shtëpinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi