Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs) Empty Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs)

Sun 20 Mar 2011 - 0:25
Automatizimi në vija tëpërgjithsme është të mësosh një mënyrë jetese. Ne sot jetojmë në botën eautomatizimit, ku teknologjia mekanike është zëvëndësuar nga teknologjia elektrike. Për të kuptuar më mirë botën ku jetojmë tani, vlen një krahasim mes periudhës së teknologjisë mekanike dhe asaj të sotmes elektrike. Automatizimi është informacion, ai jo vetëm që zhduk profesionet por edhe rishfaq rolet komplekse.Për të kuptuar më mirë automatizimin le të bëjmë një krahasim mbi karakteristikat e shoqërive mekanike dhe atyre elektrike. Një vështrim mbi pasojat që sjell secila teknologji mbi shoqërinë.Shoqëria e teknologjisë mekanike karakterizohet nga mënyra e të bërit tëgjërave, ndërsa automatizimi konsiston në pushtimin e botës mekanike nga natyra e elektricitetit, pra nuk është thjesht një mënyrë të bëri, por edhe të menduari. Kemi një sinkronizim të menjëhershëm të një numri të madh veprimesh që i ka dhënë fund organizimit të veprimeve sipas një sekuence lineare. Nëse një makineri gjigante mekanike prodhonte bulona në sasi të medha dhe kërkonte ndërhyrjen e 20-30 puntorëve për ta vënë në punë, teknologjitë elektrike në përmasa fare të vogla japinmundësi
programimi proçesesh të përafërta me proçeset e të menduarit njerëzor dhe për më tepër mund të prodhojnë jo vetëm bulona, por edhe gjithfarë bulonash a vida të mbikqyrura thjesht nga një ose dy puntorë të specializuar vetëm në shtypjen e një butoni.
Rezultatet janë të mahnitshme dhe kjo i detyrohet shpejtësisë së elektricitetit.Automatizimi sjell “prodhim në masë” real, jo në terma të përmasave, pornë terma të përqafimit të menjhëhershëm e gjithëpërfshirës. Energjia elektrike mund të aplikohet pa problem dhe me shpejtësi për detyra të llojeve të ndryshme. Pra ajo që vlen të theksohet është se në epokën mekanike fuqia dhe puna kanë qënë në raport të drejpërdrejt me njëra-tjetrën. Ndërsa ky raport nuk është i njëjtë te epoka elektrike. Aty kemi raportin mes elektricitetit dhe informacionit.Automatizimi elektrik bashkon prodhimin, konsumin dhe dijen në një proçes të pazgjidhshëm. I njëjti proçes që shkakton tani tërheqjen e krahut të punës nga industria, bën që proçesi i përvetësimit të dijes tëkthehet në llojin kryesor të prodhimit e të konsumit. Qytetet industriale e kanë humbur funksionin si të tilla në epokën e elektricitetit. Industria e rëndë mekanike që punësonte më shumë se treçerekun e popullsisë së një qendre të urbanizuar nuk mban në punë as 10% të saj sot. Industria e shërbimeve e Informacionit lulëzon sot. Njeriu luan rolin e vrojtuesit , ku i gjithë mundi i tij kthehet në një formë iluminizmi. Ashtu si Adami në kopshtin e Edenit, që kishte për detyrë të vrojtonte krijesat e t’u jepte atyre emra, kështu ndodh edhe me automatizimin.Neve tani na duhet vetëm t’i vëmë emrin dhe të propagandojmë një proçes në mënyrë që ai të kryhet. Por kjo kërkon një sasi dhe fluks të madh
informacioni, gjë që siç e përmëndëm më lartë epoka e automatizimit e lejon me mjaft lehtësi. Automatizimi lejon gjithëpërfshirjen e
menjëhershme në informacion. Këtu vlen të përmendet mass-media. Kjo nuk ireferohet përmasave të publikuttë tyre , por faktit që gjithkush përfshihet në to njëkohësisht.Pasojat e automatizimit vihen re qartë sot. Mekanizmi i hershëm më anë të shtypshkronjës dhe rrugës çoi tek pranimi i unitetit kombëtar. Ky qe një revolucion që u arrit falë përshpejtimit të informacionit. Në epokëne elektricitetit multinacionalizmi nuk është më pengesë, thuajse nuk ekziston fare si e tillë. Që kur industria dhe jeta socialekontrollohen
prej elektricitetit, shpërthimi në kuptimin e zhvillimit kthehet në normë. Shumë njerëz kanë filluar ta shohin tërë shoqërinë si një makinë të vetme dhe të unifikuar. Por që kjo makinë të funksdionojë siç duhet ,kërkon një qark informacioni të shpejt. Porpërshpejtimi elektrik kërkon një njohje të plotë të efekteve.Nuk ka vend për supozime pa mend. Në epokën mekanike njerëzit ishin në gjendje të kalonin jetën e tyre duke u bazuar te një lloj aftësie. Po kjo nuk ndodh te përshpejtimi elektrik. Fakti që çdo njeriu edhe në moshë qoftë duhet të përvetësojë dije e aftësi të reja, përbën një nga këkresat më të zakonshme dhe ndër faktet më shqetësuese. Pra një njeri sot duhet të specializohet në shumë specialitete dhe jo vetëm në një. Tënjëjtën aftësi që kanë duart e njeriut për operacione të ndryshme, tashmë e kanë përvetësuar edhe makinëritë elektrike.Por për t’i vënë në punë elektricitetin, duhet informacion dhe dije pa
limit. Paradoksalisht automatizimi e bën të detyrueshëm arsimimin. Epokaelektrike i ka çliruar papritur njerëzit nga skllavëria mekanike. Atë që benë makineritë dhe automobilat me kalin, duke e çliruar nga puna dheduke e projektuar në planin e argëtimit, e bën edhe automatizimi me njerëzit. Na kanoset një çlirim burimesh që vë në provë burimet tona të vetëpunësimit dhe një pjesëmarrje me imagjinatë në shoqëri. Papritur njerëzit janë kthyer në nomadë përsëri, por kësaj here nuk mbledhin ushqime, por informacion si kurrë më parë, duke u përfshirë në tërësinë eproçesit social duke u lidhur me çdo eksperiencë njerëzore. Duke qënë se energjia elektrike është e pavarur nga vendi apo lloji i operacionit, ajo krijon modele decentralizmi dhe varietete që duhen bërë. Kjo është një logjikë që duket mjaft qartë, për shembull te ndryshimi mes dritës së zjarrit dhe dritës elektrike. Njerëzit që mblidheshin rreth zjarrit për tu ngrohur apo për dritë, janë më pak të aftë të kenë mendime të pavarura apo të bëjnë punë të pavarura se sa njerëzit që furnizohen me dritë elektrike. Modelet sociale dhe arsimore që sjell automatizimi janë ato të vetëpunësimit dhe auotonomisë.
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs) Empty Re: Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs)

Mon 21 Mar 2011 - 16:33
mendoj qe njeriu duhet ti bej gjerat me pare me llogjike, pastaj duke kaluar ne Teknologji elektronike, se e ke parasysh ti..kur ke nje projekt per te ber..ne fillim lexon planin..pastaj vepron...dmth njeriu ushtron trurin pastaj te tjerat me radhe...!
Nderkohe Automizmi , sikurse dhe autonomia tek dikush, mendoj qe nxjerr ne pah Sigurine te nje individ .Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs) Smile
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi