Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Fri 31 May 2013 - 21:11
Mediat shoqërore…a janë gjë e mirë apo gjë e keqe, konkretisht Facebook-u? Kjo është një prej pyetjeve që më së shumti parashtrohet sot, por siç edhe dihet…në këtë çështje ashtusiç edhe në çdo çështje tjetër ekzistojnë dy palë, pala pro Facebook dhe pala kundër Facebook dhe kjo mvaret se prej çfarë perspektive shikon njeriu dhe si e kupton atë. Kjo vlen edhe për të gjithë mediat tjera shoqërore, disa njerëz e admirojnë Facebook-un si zbulim revolucionar, ndërsa disa të tjerë e shohin se Facebook-u është i dëmshëm për shoqërinë.
Efektet pozitive të Facebook-ut
Përdorimi i Facebook-ut për gjëra të dobishme dhe për thirrje në rrugë të Allahut
Padyshim se Facebook-u mund të përdoret për shumë gjëra të dobisë së përgjithshme dhe për thirrje në rrugë të Allahut, dhe njëkohsisht Facebook-u paraqet mjet të sofistikuar më të përshtatshëm për të arritur deri te një individ ose masë e gjerë e njerëzve me përmasa globale.
Mbajtja e kontakteve me shokët dhe të afërmit
Rrjetet shoqërore janë vende për t’u lidhur me shokët e tu në mënyrë të përshtatshme dhe të lehtë. Të gjithë ne kemi patur shokë nga shkolla fillore ose e mesme me të cilët ndoshta na janë ndërprerë lidhjet një kohë të gjatë, mirëpo me anë të Facebook-ut rilidhja dhe kontakti është bërë shumë i lehtë edhe vetë dinamizmi i jetës e kërkon një gjë të tillë.
Me Facebook pakësohen barierat komunikative
Me anë të mjeteve shoqërore kemi mundësi që të komunikojmë dhe t’i transmetojmë mendimet dhe porositë rreth temave të ndryshme deri tek një publik i gjerë.
Ka edhe dobi të tjera prej mjeteve shoqërore të kontaktimit, ndërsa këta janë më të spikaturat. Ndërsa në vijim do t’i përmendim disa efekte negative të Facebook-ut, efekte të cilat shumë njerëz mendojnë se janë pozitive, mirëpo në realitet ata janë e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit.
Efektet negative të Facebook-ut
Përdorimi i tepërt i Facebook-ut e bën njeriun të mvarur prej tij
Shumë studime kanë treguar se përdorimi i tepërt i Facebook-ut shkakton që njeriu të bëhet i mvarur prej tij dhe s’mund që të largohet. Njerëzit e mvarur prej Facebook-ut gjatë ditës e ndjejnë obligim që të postojnë diçka ose të kontrollojnë se çka postojnë të tjerët dhe kjo u bëhet gjë e rëndësishme në jetë.
Përdorimi i tepërt i Facebook-ut ndoshta e ndalon muslimanin-en prej adhurimeve të përditshme
Me keqardhje e themi se tek shumë muslimanë dhe muslimane kjo është e përhapur, ku rinistët musliman largohen prej xhamijave përshkak se janë tepër të zënë duke bërë “like” ndërsa shumë vajza të reja bëhen përtace në punët e shtëpisë dhe në mësime duke lexuar komentet e njerëzve.
Facebook-u çon në izolim
Përdorimi i tepërt i Facebook-ut e ka zvogluar nivelin e interaksionit ndërnjerëzor. Kjo është kështu, sepse kontakti onllajn nëpërmjet internetit është më i lehtë dhe shpesh njerëzit fshihen pas identiteteve onllajn dhe nofkave, ndërsa komunikimi sy në sy është reduktuar dhe shumë njerëz e kanë haruar shijen e të qenurit me shokun nën një kulm. Pra në njëfarë mënyre është bërë Facebook-u “vrasës” i marrdhënieve shoqërore, ndërsa Allahu e ka bërë Islamin fe shoqërore që nxit në marrdhënie të shëndosha njerëzore dhe ka premtuar shpërblime për ata që u mbahen dispozitave të Allahut dhe të Pejgamberit në relacionin e tyre me Allahun dhe në relacionin e tyre me njerëzit.
Narcizmi dhe vetpëlqimi që i shkakton Facebook-u
Shumica dërmuese e atyre që kanë Facebook “e pëlqejnë” veten e tyre dhe e vetpromovojnë veten e tyre, ndërsa vetpromovimi është sjellje antishoqërore dhe për ne si musliman është gjë që nuk është e lavdëruar. Thotë Allahu në Kur’an: “Dhe mos e lavdëroni veten tuaj, sepse Ai e din se kush prej jush është më i devotshëm”. (en Nexhm 32) Sa prej rinistëve dhe rinisteve tana ka që në Facebook i kanë fotot e tyre, jo foto të rëndomta, por foto me të cilat mund të kuptohet se ai njeri e lavdëron veten e tij duke u treguar se është fetarë(e), i sheh fotot në profilin e tyre se postojnë foto duke u lutur apo duke u falur, apo ndonjë fotografi nga Mekja apo Medinja në të cilën shihet se si ai (ajo) e kryejnë umren apo haxhin.
Armiqësimi me dikënd vetëm për një “like” (pëlqej)
Ka shumë raste kur ka ndodhur zënkë mes dy shokëve të afërt vetëm për shkak se dikush nuk ia ka bërë “like” ndonjë foto, apo dikush ka komentuar diçka në mënyrë jo të duhur, ose postimi i ndonjë informate private për të cilën postuesi është bërë pishman që e ka postuar dhe më pastaj kjo ndoshta ka shkaktuar zënkë, rrahje, dhunim, apo vrasje. Poashtu është dukuri negative që njeriu ta ndryshojë mënyrën e jetës dhe pamjes së tij vetëm përshkak të llajkave të shokëve të Facebook-ut dhe kështu bëhet i mvarur prej komenteve dhe pëlqimeve të tyre.
A është Facebook-u që i ruan të dhënat e tua në mënyrë diskrete?
Kur njeriu fillon ta përdorë Facebook-un duhet fillimisht ta din se atë që ai e poston dhe e komenton, ia ka shpaluar më shumë se një milliard njerëzve që e përdorin Facebook-un, dhe veçanarisht nëse ai që e përdor Facebook-un është fillestarë dhe “nuk din t’i fsheh gjurmët”, pra kësi lloj amatorësh të Facebook-ut janë viktimë e internetit dhe janë burim i skandaleve. Ndoshta ky njeri shikon ose i komenton dikujt diçka me përmbajtje amorale dhe në këtë mënyrë bëhet skandal për të cilin ai as nuk e heton. Facebook-u është mjet për spiunim individual apo mjet për spiunim i disa institucioneve të caktuara, pra Facebook-u nuk është vend për ndarjen e sekreteve, sepse ato “sekrete” mund t’i shohin më tepër se një milliard njerëz.
Përdorimi i tepërt i Facebook-ut ta “djeg” kohën
Koha është gjë e rëndësishme në jetën e muslimanit-es. Ne si musliman kemi më tepër obligime sesa ata që nuk janë musliman dhe nuk praktikojnë asgjë prej adhurimeve të përditshme sikurse falja e namazit, vizita e farefisit etj. Krahas obligimeve fetare muslimani ka edhe obligime tjera ditore sikurse puna, studimet, rekreimi etj. Ndërsa koha është prej gjërave më të rëndësishme në Islam, në këtë aludojnë edhe ajetet Kur’anore ku Allahu betohet në kohën, pra kjo është argument se koha është gjë e rëndësishme.
Gjetja e dashnores (dashnorit) nëpërmjet Facebook-ut
Ajo që shpesh ndodh është fakti se rinistët dhe rinistet e gjejnë “partnerin-en” nëpëmjet Facebook-ut, normalisht në mënyrë joislame, pra bëhen “friends-shokë” dhe më pastaj fillojnë me “like” dhe komente ose këmbim të fotografive dhe në këtë mënyrë të ndaluar arrijnë deri te “takimi” dhe më pastaj ndoshta martesa apo ndonjë skandal familjar.
Ua parashtrojmë disa pyetje rinistëve dhe rinisteve:
“A je i sigurt 100% se atë me të cilin ti kontakton është prej gjinisë tënde të kundërt?” Pra ti si djalë a je i sigurt se atë me të cilën ti kontakton është vajzë, ose a je i sigurt se ajo me të cilën flet ta tregon të vërtetën, ose se fotografitë e profilit janë të saja, ose se ajo me të vërtetë i ka 20vjet ashtusiç e ka shkruar në profil? E njëjta pyetje vlen edhe për vajzat të cilat janë shpesh viktima të meshkujve të moshuar që paraqiten si rinistë ose si meshkuj që paraqiten si femra dhe në këtë mënyrë duke manipuluar me vajzat e ngrata dhe përfundimisht duke i shfrytëzuar dhe duke i keqpërdorur.
Këta janë pyetje që duhet të mirren parasysh dhe të shfrytëzohet Facebook-u për gjëra të dobishme duke mos rënë në gjëra me të cilat Allahu nuk është i kënaqur. Të gjithë e dijmë nevojën e rinistëve për martesë, por muslimani duhet ta ketë parasyshë mbikqyrjen e Allahut çdoherë dhe ta ketë parasyshë se në Islam nuk ka makiavelizëm, pra në Islam qëllimi nuk i arsyeton mjetet, ndoshta qëllimi i rinistit musliman është i pastër dhe i mirë dhe ajo është martesa sheriatike, por mjetet që përdoren për të arritur deri te martesa nuk janë të lejuara. Ndonjëherë njeriu mund të mashtrohet dhe t’ia lehtësojë vetes dhe në këtë mënyrë duke komunikuar me femra për të arritur deri te martesa dhe duke menduar se ky komunikim nëpërmjet tastaturës nuk na qenka haram. Ka raste specifike të veçanta ku lejohet që të komunikohet mes gjinive të kundërta për qëllim thirrje në Islam ose ndonjë rast specifik të veçantë ku është patjetër komunikimi me internet apo komunikimi verbal.
Përfundim: Ne i përmendëm disa pika pozitive dhe negative rreth Facebook-ut, por a mjafton kjo që ti të vendosish përfundimisht se Facebook-u a është i dobishëm apo i dëmshëm…?
Mjafton që ti t’ia parashtrosh këtë pyetje vetes tënde, ndërsa për ne si musliman është me rëndësi se me veprat tona a e kënaqim Allahun apo jo.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Fri 31 May 2013 - 21:32
Padyshim rrjet shoqeror.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Fri 31 May 2013 - 23:12
Rrjet shoqeror per ata te cilet vertet dine te perdorin, spepse ka disa qe vetem per budallalleqe e perdorin...
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Sat 1 Jun 2013 - 16:40
Rrjet shkatrrimi ....Nuk ulesh dot ne nje vend se i shikon dhe me telefona neper duar duke par fb harrojen dhe muabetin qe behet ne tavolin lool
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Sat 1 Jun 2013 - 17:20
Antishoqeror ne ckuptim??!! Apo ne rastin e personave qe fiksohen aq shume sa humbin jeten reale per fb!!

Rrjet shoqeror pa dyshim por pa perjashuar edhe mundesi te tjera,,si rrahje zemrash FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? 2585209286 mos e dhente zoti larg prej meje vec grrrr
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Sun 2 Jun 2013 - 4:08
"FACEBOOK-u" qendron dhe behet ne vartesi te personave qe lejon ti te jene shoqeria jote, aty jane opsionet e mundshme se me ke dhe si e lejon ti te perdoret;Per mua eshte rrjet shoqeror mjaft i kendshem!
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Sun 2 Jun 2013 - 11:55
Facebook eshte nje realitet dhe ne vetem mund t'i pershtatemi ketij realiteti.
Facebook varet edhe si e perdor dhe per c'fare motive e perdor.
Por per mendimin tim eshte nje rrjet shoqeror per ate qe di ta perdor ne menyre te tille.
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Tue 4 Jun 2013 - 10:08
AnGeLiC shkruajti:Antishoqeror ne ckuptim??!! Apo ne rastin e personave qe fiksohen aq shume sa humbin jeten reale per fb!!

Rrjet shoqeror pa dyshim por pa perjashuar edhe mundesi te tjera,,si rrahje zemrash FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? 2585209286 mos e dhente zoti larg prej meje vec grrrr
AnGeLiC shkruajti:Antishoqeror ne ckuptim??!! Apo ne rastin e personave qe fiksohen aq shume sa humbin jeten reale per fb!!

Rrjet shoqeror pa dyshim por pa perjashuar edhe mundesi te tjera,,si rrahje zemrash FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? 2585209286 mos e dhente zoti larg prej meje vec grrrr

Sa e mir je per kritika vdes fare looooooooool
Sponsored content

FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror? Empty Re: FACEBOOK…Rrjet shoqeror apo antishoqeror?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi