Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Aksidentohet ministri i Shëndetësisë  Empty Aksidentohet ministri i Shëndetësisë

Tue 22 Mar 2011 - 14:52
Aksidentohet ministri i Shëndetësisë  Vasili1
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka pësuar një aksident teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin Peqin-Elbasan.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Vasili është dërguar në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve, për momentin nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen e ministrit të Shëndetësisë, por dihet se ai nuk ka pësuar lëndime serioze.

Sipas burimeve, automjeti me të cilin udhëtonte Vasili është përplasur me një furgon të linjës, në të cilin udhëtonin disa persona.

Për rrjedhojë, të plagosur kanë mbetur edhe shtetasit Klodian Rrjepaj dhe Pëllumb Pipero, punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe shtetasit Faik Cope dhe të afërmit Fatmir e Kastriot Duka, që po udhëtonin në furgon.

Policia rrugore po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, që për fat të mirë ka rezultuar pa humbje në njerëz.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi