Romët, kërkojnë strehim brenda unazës
Wed 23 Mar 2011 - 18:02
Komuniteti rom, familjet që u dëbuan nga zona e trenit kërkojnë strehim brenda asaj që njihet si vija e verdhë, në qendër të qytetit.
Edhe pse po bëhen përpjekje për strehimin e tyre në ish-repartet ushtarake, komuniteti rom kërkon banesa brenda unazës së kryeqytetit, ndërsa rastet që po shqyrtohen nga autoritetet janë në periferi.
Sakaq, edhe ata pak fëmijë romë që shkonin rregullisht në shkollë, prej afro 15 ditësh i kanë lënë bankat bosh këto dy javë.
Kjo, për shkak se ata janë shpërngulur në zona të ndryshme të Tiranës dhe e kanë të pamundur t’i ndjekin mësimet në shkollat që ndodheshin pranë vendbanimeve të tyre.
Urdhri ministrisë për fëmijët, ende nuk është zbatuar nga të rriturit. Që prej ditës së premte përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale pohuan se të hënën, tri ditë më parë Ministria e Arsimit do të dërgonte një urdhër në të gjitha drejtoritë arsimore, me qëllim pranimin e këtyre fëmijëve në shkollat që ndodhen më pranë vendeve ku janë strehohuar aktualisht.
Ndonëse ky urdhër duhej të ishte vënë në zbatim prej tri ditësh, me qëllim që fëmijët të mos braktisnin shkollën për shkak të ngjarjes, situata është po e njëjta.
Fëmijët vazhdojnë të enden rrugëve në pamundësi për të ndjekur rregullisht mësimet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi