Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Romët organizojnë panairin e tyre artizanal Empty Romët organizojnë panairin e tyre artizanal

Tue 10 Apr 2012 - 18:02
Romët organizojnë panairin e tyre artizanal KoshakashteTiranë – Bashkia e Tiranës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Programin e OKB-së “Fuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri” organizuan Panairin e Artizanëve Romë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Gjatë panairit, të organizuar në Parkun Rinia, në kryeqytet, artizanët rom u përpoqën të përcillnin me produktet e tyre nje pjesë të traditës, kulturës dhe historisë së këtij komuniteti.
Anije me velat e bardha të cilat tregtoheshin nga një artizan rom, simbolizonin udhëtimin, që është një nga karakteristikat kryesore të këtij komuniteti, i cili ka filluar lëvizjen e tij nga toka mëmë rreth shekullit 13-të nga India drejt Europës, duke kaluar edhe nga Ballkani.
Një artizan tjetër tregtonte qypa dhe kosha prej kashte me format tradicionale, që mbartin sendet e këtij komuniteti, ndërkohë që disa zonja artizane rome tregtonin veshje të punuara me dorë, karakteristikë të shoqërisë rome.
8 prilli festohet kudo në botë, dhe një ndër synimet e kësaj dite është promovimi i larmishmërisë kulturore të minoritetit rom si dhe zgjerimi i rrjetit të tyre social brenda shoqërisë.lajme shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi